web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbardhen vendimet e KLP/ Lëvizjet në prokuroritë e rretheve

26 Dhjetor 2019, 12:22, Aktualitet CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot mbledhjen e fundit për vitin 2019.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë vit janë shqyrtuar propozimet për drejtues të përkohshëm të Prokurorive në rrethe.

Me 6 vota pro Këshilli votoi prokuroren Rita Gjati si Drejtuese të Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Kukës, me caktim të përkohshëm 3 mujor

Po me gjashtë vota pro, KLP miratoi projektaktit ?Për caktimin e përkohshëm të Kreshnik Ajazi ne pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan?.

Violeta Shkurta është caktuar në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së Parë Fier dhe Arben Dyla në pozicionin të drejtuesit të Prokurorisë së Shkalles së Parë Lushnje.

Me 9 vota pro u miratua projektakti për caktimin e përkohshëm të Françesk Ganaj, aktualisht prokuror në Lezhë, ne pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Ndërsa, projektakti për caktimin e përkohshëm të Alma Bramos, aktualisht prokurore në Pukë, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, u miratua me 9 vota pro.





Lajmet e fundit nga