web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Basha me besimtarët e krishterë/ Kjo ditë e shenjtë ka fuqinë për të bashkuar shqiptarët

25 Dhjetor 2019, 18:56, Aktualitet CNA

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ndarë urimin e tij të Krishlindjes me besimtarët e krishterë nga Kisha e Shën Palit në Durrës dhe Kishat e Shën Mhillit dhe Shna Ndout në Laç.

?Mendimet dhe lutjet e mia janë për ata që janë më shumë në nevojë e në veçanti, për të goditurit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Mirënjohje shërbëtorëve të Zotit që janë gjendur pranë njerëzve në nevojë që në çastet e para të fatkeqësisë që la pas tërmeti?, shkruan Basha.

Ai shprehet se ka besim që kjo ditë e shenjtë e Krishtlindjes, ka fuqinë dhe magjinë për të bashkuar shqiptarët si një familje, për tu përballur me çdo të keqe dhe për të dalë në dritën e begatisë dhe bekimit të Zotit!

?Sjelltë kjo ditë besim dhe shpresë dhe ua mbushtë zemrat me dritë të gjithë shqiptarëve. Zoti e bekoftë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë?, përfundon Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga