web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërroi jetë dje/ Vajza e aktores Pëllumbi prek me fjalët: Pinok, mjaft! Dil nga roli!

25 Dhjetor 2019, 15:22, Aktualitet CNA

Ditën e djeshme humbi jetën aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Eva Pëllumbi.

Vajza e aktores Juna ka prekur me një dedikim për të ëmën, të cilës i thotë se dashuria që i ka kthyer po kthehet në një boomerang.

“O ma! O nene e palodhur dhe e pamposhtur qe sakrifikove çdo gje per mua. Si mund te pushonte se rrahuri ajo zemra jote aq madhe plot dashuri por edhe plot plage? Sa shume dashuri dhurove… dashuri qe po me kthehet mua si boomerang dhe e ndjej me shume se kurre nga te gjithe ata qe te njihnin ty o Ma! qenkan shume, shume, nuk numerohen. Njeri nga ta shkruan keto fjale… po ti le ketu, mbase te arrijne o Ma?, shkruan ajo në rrjetet sociale, ndërsa i kërkon të kthehet mes familjes dhe të festojnë Krishtlindjet.

?IKU EVA?! MOS! Mos PINOK!

Mos më gënje.

Të lutem dil nga roli!

Nuk e duroj dot këtë dhimbje.

Ne të prisnim të gjithë,

pse na mungove në këtë Krishtlindje?

Eva! O artiste,o shoqe,o mike!

Ne të prisnim me buzëqeshjen tënde klasike…

Pse na le vetëm kështu?

Pse kaq pabesishtë na ike?

Po ç’them edhe unë?!

Pinok,mjaft! Dil nga Roli! Mos na gënje!

Nuk ikën kështu EVA…

Ka shkuar të pushi pak mbi re…

Eva do jetoi në zemrat tona përjetë…

Ajo është qiellore,

është Yll.

Do bëhet Kometë…

AH,PINOK,PINOK…mos na gënje!”, deklaron Juna./ CNA.al





Lajmet e fundit nga