web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuroi 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti/ Behxhet Pacolli tregon si e mori vendimin

26 Dhjetor 2019, 20:38, Aktualitet CNA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, i cili dhuroi 1 milion euro pas tërmetit tragjik në Shqipëri, ka rrëfyer si mori vendimin për të dhuruar këtë shumë të prekurve nga tërmeti.

?Atë ditë isha nisur për në Zvicër, kështu që gjatë rrugës prej shtëpisë në aeroport dhe në avion unë nisa të lexoj lajmet. Deri sa mbërrita në Zvicër e pashë çfarë ka ndodhur. Vajza ime erdhi dhe me priti në aeroport dhe më tha: ?Babi ka ndodhur një tragjedi e madhe në Shqipëri,  më thotë – mendohet se ka me dhjetëra të vdekur dhe në shkollë pyetjen e parë që më kanë bërë, sa do të kontribuoni ju dhe si do të kontribuoni??, tregoi Behgjet Pacolli për “Opinion”.

?Unë e diskutoj me vajzën time, aty përfshihet edhe djali im i cili është 13-vjeçar dhe ata vendosën. Filloi diku te 10 mijë euro dhe dalëngadalë duke u diskutuar kjo shumë shkoi deri në 1 milion. Edhe vajza më tha se janë bërë edhe më shumë se kaq?, vijoi më tej Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë.

Bacolli tregoi se nuk kishte dëshirë që emri i tij të dilte në publik për këtë kontribut, por e bindi vajza.

?Në datën 27 herët kam ardhur në Shqipëri me aeroplan dhe kam shkuar direkt në Thumanë. Aty lindi ideja ime që të kontribuoj. Ne kemi vendosur që të deklarojmë shumën, 1 milion. Unë kam menduar shumë që të mos deklarohet fare, të jepet në mënyrë anonime. Vajza ime më tha që unë duhet me e publiku, për arsye se donte t’u thoshte shokëve dhe shoqeve?.





Lajmet e fundit nga