web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-deputeti në gjimnazin “Sami Frashëri”/ Duhej t’i ishte vënë shiriti i krimit

23 Dhjetor 2019, 13:23, Politikë CNA

Ish-deputeti demokrat Luçiano Boçi ishte ditën e sotme në ambientet e gjimnazit Sami Frashëri e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në një prononcim për mediat, Boçi akuzoi Bashkinë e Tiranës por edhe qeverinë, se kanë braktisur nxënësit e saj.

Ish-deputeti theksoi se shkollës i është vënë dryni kur në fakt duhet t’i ishte vënë shiriti i krimit.

Po ashtu ai bëri përgjegjës për dëmtimin e saj, firmën që ka marrë përsipër rikonstruksionin e bërë një vit më parë.

“Situatën ju e shihni vetë. Nxënësit në shkollën Samit Frashëri janë braktisur. Nuk ka një inspektim të plotë të dëmeve. Shkollës i është vënë dryni kur në fakt duhet t’i ishte vënë shiriti i krimit. Kjo shkollë është rikonstruktuar një vit më parë. Mungon dhe transparenca për të gjitha dokumentet që duhet të paraqesë Bashkia e Tiranës. Ju e pasqyroni, fasada e propagandës nuk mund të mbulohet. Nuk e mbulon as Rama, as Veliaj që fshihet pas propagandës kur duhet të ishte këtu për të thënë se kush mban përgjegjësi për shkollat e dëmtuara dhe si u procedua për të nxjerrë firmën fituese që bëri rikonstruksionin dhe a mban bashkia përgjegjësi për situatën në këtë shkollë dhe shkolla të tjera. Boll me propagandë. Përgjegjësitë t’i mbajnë ata që kanë kryer këtë krim”, u shpreh Boçi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga