web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh sot qeverinë në Golem/ Në “filter” gjithë ministrat, priten surpriza?

23 Dhjetor 2019, 07:50, Politikë CNA

Kryeministri Edi Rama do të qeverinë sot në orën 09:00, në Golem.

Mësohet se në këtë mbledhje kreu i qeverisë, do të bëjë një analizë për secilën ministri për 6-mujorin e dytë dhe pastaj do të bëhet analiza për pasojat e tërmetit.

Pritet që kjo të jetë mbledhja e fundit e qeverisë për vitin 2019.

Kujtojmë këtu se një vit më parë, pak ditë para Vitit të ri, Rama shkarkoi live 7 ministra dhe i zëvendësoi me emra krejtësisht të panjohur, por që përgjatë këtij viti ata kanë marrë sulme dhe kritika të shumta.

Nuk dihet nëse kryeministri ka përgatitur strategji të tilla edhe për këtë vit, por kjo mbetet për t?u parë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga