Shiu përmbyti vendin/ Palokës “i mungon” Rama: Sot nuk e pamë asnjë minutë në ekran
Nën kryetari i PD, Edi Paloka është “habitur” nga fakti që k...
CHEKA ishte agjensia bolshevike e sigurisë, e formuar për të identifikuar dhe shtypur veprimtarinë kundër-revolucionare. Ajo cilësohej ndonjëherë si ?policia sekrete? e bolshevikëve, edhe për për shumicën e rusëve nuk ishte ndonjë sekret.
CHEKA u formua pak javë pas Revolucionit Bolshevik të nëntorit 1917, saktësisht më 20 dhjetor 1917, si një agjenci e vogël që kishte për detyrë të hetonte dhe përballej me kërcënimet që i vinin regjimit të ri. Ajo do të ishte ?shpata dhe mburoja e revolucionit? e regjimit të ri komunist.
Numri i anëtarëve të CHEKA-s u rrit me shpejtësi pas vitit 1918, paralelisht me rritjen e kundërshtimit ndaj regjimit bolshevik. Midis viteve 1918-1920, nga disa qindra hetues dhe aparatçikë, kjo agjensi u zgjerua shumë, duke pasur mbi 100.000 agjentë.
CHEKA, funksiononte si një shtet brenda shtetit sovjetik. Ajo hetonte dhe arrestonte këdo që zgjidhte, dhe nuk i jepte llogari asnjë institucioni. Dhe u bë një model për policitë sekrete të shteteve totalitare të shekullit XX, përfshirë Gestapo-n (në Gjermaninë naziste), STASI-n (Gjermaninë Lindore) dhe KGB-në (në Rusië sovjetike).
CHEKA u themelua me një dekret të posaçëm të firmosur nga Vladimir Lenin. CHEKA, ishte ishte një formë e shkurtuar e ?Chrezvychainaia Komissiia?, që në rusisht do të thotë ?Komisioni i Jashtëzakonshëm?. Detyra e kësaj agjencie, ishte ?të gjurmonte dhe parandalonte të gjitha aktet kundra-revolucionere në të gjithë Rusinë, pavarësisht nga origjina e tyre?, dhe të nxirrte ?përpara Gjykatës Revolucionare të gjithë kundër-revolucionarët dhe sabotatorët.
Drejtuesi i i pare i saj ishte Feliks Xhërxhezinski, një bolshevik fanatik. Edhe pse lindi në Poloni në vitin 1877 në një familje të pasur me origjinë aristokrate, ai u bë një ndër bolshevikët më brutalë, dhe një nga njerëzit më të besuar të Leninit. Fanatizmi, por edhe mungesa e mëshirës ndaj kundërshtarëve politikë, i dhanë epitetetin ?Feliksi i Hekurt?.
Me të marrë detyrën, Xhërxhezinski urdhëroi rekrutimin e mijëra agjentëve të rinj. Ai krijoi dhe një njësi paramilitare të CHEKA-s. Në vjeshtën e vitit 1918, këto njësi ishin organizuar në 33 batalione, me më shumë se 20.000 burra. Gjatë ekzistencës së saj vetëm 4-vjeçare, CHEKA kreu mijëra arrestime, marrje në pyetje, ekzekutime.
Zyrtarisht Xhërxhezinski jepte llogari tek drejtuesit e lartë të Partisë Komuniste, por në fakt ai raportonte për operacionet CHEKA-s, vetëm pasi ato kishin ndodhur. Kjo agjensi nuk u kufizua kurrë nga ndonjë ligj. Agjentët e saj arrestonin dhe zyrtarë të lartë, hetues, prokurorët, gjykatës dhe juristë të tjerë.
Duke pasur këtë lloj lirie, agjentët e CHEKA-s persekutuan, arrestuan, torturuan apo dhe ekzekutuan në çast mijëra njerëz të dyshuar si spiunë të armikut, si caristë, kundër-revolucionarë, kulakë, apo thjesht si ?armiq të shtetit?. Ndërsa metodat e saj u kopjuan nga OKHRANA, policia sekrete e Carit, madhësia e CHEKA-s dhe gatishmëria e saj për të vrarë pa një gjyq qoftë edhe formal, e tejkaluan në egërsi të parën.
Vetëm në 2 vitet e para, CHEKA ekzekutoi me vdekje 900 persona, të dyshuar për tregti në tregun e zi. 600 burokratë të tjerë, u ekzekutuan për ?krime ekonomike?, dhe kryesisht për marrje ryshfeti. Shifrat zyrtare, thonë se më shumë se 12.000 njerëz u vranë nga agjentët e CHEKA-s vetëm në vitet 1918-20.
Por disa historianë, sugjerojnë se shifra e vërtetë është 200.000 ose më shumë. Feliks Xhërxhezinski nuk mohonte krimet, dhe as nuk u tërhoq nga roli brutal i CHEKA-s, duke deklaruar se ?ne jemi kundër terrorit të organizuar, terrori është absolutisht i domosdoshëm në kushtet aktuale revolucionare?.
Sipas historianit Eduard Peter, disa nga torturat e përdorura nga kjo agjensi përfshinin rrahjen, djegien, damkosjen me hekur të nxehtë, dhe heqjen e skalpit të kokës. Shkrimtari dissident rus Aleksandër Solzhenicin, shkruante dikur se disa nga viktimat e CHEKA-s ushqeheshin me forcë me sasi të mëdha peshqish të kripur, duke mos u lejuar që të pinin ujë.
Disa nga metodat më makbra të përdorura në atë kohë nga CHEKA, përshkruhen edhe nga historiani Orlando Figes në librin e tij ?Tragjedia e një populli?:Torturat e CHEKA-s, mund të krahasohen vetëm me ato të Inkuizicionit Spanjoll. Çdo degë e saj, kishte ?specialitetin? e saj të torturave. Në Kharkov, ata u digjnin duart viktimave në ujë të valë, derisa lëkura u rripej deri në kockë. Pas këtij gjymtimi, viktima ishte i paaftë të bënte asnjë lloj pune.
Në Voronezh, ata i rrokullisnin viktimat e tyre lakuriq brenda një fuçie të mbushur me gozhdë. Në Armavir, ata u shtypnin kafkat duke ia shtrënguar fort kokën me një rrip lëkure. Në Odesa, u lidhnin viktimat me zinxhirë, dhe i fusnin ngadalë në një furrë ose në një enë të madhe me ujë të valë. Torturë më e preferuar në stinën e dimrit, ishte derdhja e ujit mbi trupat e zhveshur të viktimave, derisa nën temperaturat e acarta, ata shndërroheshin në statuja prej akulli?.
CHEKA, etiketohej shpesh si?policia sekrete bolshevike?. Në realitet, jo të gjitha operacionet e saj ishin sekrete. Ekzistenca dhe aktivitetet e CHEKA-s ishin të njohura gjerësisht, dhe shumë prej operacioneve të saj u zhvilluan në sy të publikut. Edhe pse agjentët e saj, nuk kishin një uniformë standarde, shumë prej tyre mbanin vshur pallto të gjatë lëkure, dhe mund të identifikoheshin lehtësisht në rrugë.
E gjitha kjo e kishte një qëllim të mirë-menduar:t?u tregohej rusëve, që CHEKA ishte kudo, dhe do të reagonte me shpejtësi ndaj atyre që e kundërshtonin regjimin bolshevik. Disa vrasje të CHEKA-s u kryen më shumë për terrorizimin e publikut, sesa për ndonjë qëllim politik.
Në vitin 1918, agjentët e saj hynë në sallën e një cirku në Moskë, duke filluar të qëllonin me armë pasi një prej kllounëve, po vinte në lojë bolshevikët dhe drejtuesit e tyre. Një shembull tjetër i gjesteve publike, që synonin terrorizimin e popullatës, ishte urdhri i famshëm i Leninit
për të varur të paktën 100 burra, bashkë me këshillën që ?varja të bëhet në sheshin kryesor, dhe të shihet nga të gjithë njerëzit?./ Alphahistory.com-Përshtatur nga CNA.al
Nën kryetari i PD, Edi Paloka është “habitur” nga fakti që k...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas sherr...
Regjisori Kastriot Çipi ka reaguar pas sherrit mes aktorëve ...
Kryetari i degës së PD në Berat, Gazment Hazizi së bashku me...
Ish kryeministri Sali Berisha ka ashpërsuar tonet kundrejt k...
Ndërron jetë në moshën 89 vjeçare aktorja Marika Kallamata. ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nismën e mazhoran...
Jep dorëheqjen nga posti i këshilltares në Gjykatën e Lartë,...
Avokati Altin Goxhaj nuk ka kursyer akuzat ndaj kreut të opo...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka sulmuar ashpër kryeministrin...
Ndonëse vetëm pak kilometra larg Tiranës, banorët e fshatit ...
E gjithë Shqipëria është përfshirë sot nga reshje të dendura...
Kryeministri Edi Rama do të mbajë ditën e nesërme një takim ...
Pas samitit të Mini Shengenit Ballkanik, sekretarja e Përgji...
Ish-ambasadori shqiptar në OKB, Abdi Baleta ka komentuar për...
Avokati Spartak Ngjela ka shpjeguar se çfarë është marrëvesh...
Gazetari Adi Krasta ka publikuar një koment në faqen e tij n...
Vetëm pak minuta shi kanë mjaftuar të përmbysin Tiranën. Ish...
Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në rajon sa i përket...
Reshjet e shiut kanë sjellë jo pak probleme ditën e sotme, p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...