web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

KPK e konfirmoi në detyrë/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për Hajdarmatajn

20 Dhjetor 2019, 13:58, Kronika CNA

Pas rekomandimit të ONM-së, Komisioneri Publik ka ankimouar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili vendosi konfirmimin në detyrë të Besim Hajdarmataj, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Komisioneri Publik sqaron se pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim, vlerëson se vendimi për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Besim Hajdarmataj është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshme ligjore për t?iu paraqitur juridiksionit kontrollues dhe rivlerësues të Kolegjit.

Nisur nga kjo, Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 200, datë 16.10.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besim Hajdarmataj.

KPK e konfirmoi në detyrë/ ONM ankimon vendimin për Hajdarmatajn





Lajmet e fundit nga