web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prodhim dhe shitje droge/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli

19 Dhjetor 2019, 17:30, Kronika CNA

Policia britanike, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit shqiptar ka arrestuar 3 persona, 2 shqiptarë të rinj dhe një britanik.

Të arrestuarit akuzohen për prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike. Në pranga kanë përfunduar shqiptarët D. Cela 23 vjeç dhe D. Ibrushi 25 vjeç, të dy pa një adresë fikse, por me origjinë nga Shqipëria.

Ata janë marrë në pyetje nga oficerët e policisë, duke u akuzuar zyrtarisht për trafik droge.
Gjithashtu një i moshuar 64 vjeçar nga Leicester është arrestuar me dyshimin se ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike të llojit B./CNA.al





Lajmet e fundit nga