web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një i vrarë dhe një i plagosur në Fier/ Policia zbardh detajet e ngjarjes së rëndë

19 Dhjetor 2019, 11:50, Kronika CNA

Policia ka dhënë të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur reth mesditës së sotme në Fier, ku pas një përplasje me armë pranë Poliklinikës së qytetit, një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

?Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al

Të shtëna me armë zjarri në Patos/ Dyshohet për viktima





Lajmet e fundit nga