web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse numri i të ndaluarve sot nuk ka rëndësi!

14 Dhjetor 2019, 14:17, Kronika CNA

Sot prokuroria veproi! CNA.al ishte media e parë që paralajmëroi se po rrezikohej të prisheshin provat e vendeve ku ishte kryer krimi i vrasjes.

Ndaj CNA.al përshendet nisjen e hetimit per veprat penale të kryera nga personat përgjegjës e që paten si pasojë vdekjen e 51 shqiptarëve. Shqiptarë të pambrojtur nga shteti gjithsesi, por rëndësi ka që hetimi nisi.

Frika që ruan vreshtin kësaj rradhe nuk u mboll nga shteti, por erdhi si frut i hidhur nga natyra për jo besimtarët ose nga i mbinatyrshmi, (cilido qoftë emri me të cilin e therrasin ata që besojnë).

Ndaj mbase sot përveç lotit për nisjen e berjes së drejtësisë nga familjarët e viktimave të tërmetit, ne të tjerët duket se ndjemë atë çlirimin e madh të zemrës, nga besimi se të pakten për ca kohë frika do vazhdojë të ruajë njeriun nga vetvetja.

Ne nuk e dimë se çfarë dhe nëse ka një lidhje që i bashkon gjithë vendet e krimit. Ne nuk e dimë ende se ku u blenë betonet, hekuri, tullat, për ato ndërtesa të destinuara që nga banesa të kthehen në armë të vrasjes masive në rast tërmeti.

Ndaj CNA.al do të vazhdojë të kërkojë lidhjet midis skenave të krimit. Gjeografia e atyre skenave, duhet studiuar në funksion të gjetjes së gjithë përgjegjësve. Sot nuk duam statistika arrestimesh! Askujt nuk i duhen më ato statistika. Ndryshe vdekja mbetet vetëm statistikë.

Sot duhet gjithë piramida e mashtrimit me ndërtimet. Vetëm kjo do të quhej drejtësi. Duhen analizuar kontratat dhe burimi i materialeve të ndertimit për ndërtuesit në Durrës dhe jo vetëm.

Nuk ka mënyrë tjetër për një sistem drejtësie që kthen besimin tek ajo, perveç drejtësisë së plotë.

Dhe drejtësia që të besohet duhet të jetë e drejtë. Ndryshe emri i Prokurorit të Përgjithshëm (dhe jo vetëm), nuk bën më ndryshimin.

Dëshmitë e këtyre diteve nga inxhinierë që kanë verifikuar (edhe privatisht), ndërtime në Durrës (dhe jo vetëm), janë dëshpëruese. Beton i varfër, i gjetur në kollonat gjysëm të shkatërruara të ndërtesave, që një forcë më e madhe se tërmeti duket se i ka mhajtur në këmbë. Tulla që thyhen vetëm me vështrim apo hekur që nuk duhej ofruar  e blerë kurrë për destinacionin e përdorur për ndërtime godinash.

Sot nuk vlen numri i lartë i të ndaluarve. Na duhet vetëm numri i fajtorëve. Edhe nëse për atë numër, për ti listuar do të na mjaftonin gishtat e duarve./ CNA.al

Gjashtë ditë nga tërmeti katastrofik/ Prokuroria ende ?në gjumë?

Shembja e objekteve në Durrës/ Po zhduken provat e krimit





Lajmet e fundit nga