Connect with Us

Gjashtë ditë nga tërmeti katastrofik/ Prokuroria ende “në gjumë”

Politikë

Gjashtë ditë nga tërmeti katastrofik/ Prokuroria ende “në gjumë”

Publikuar

-

Gjashtë ditë pas tërmetit të datës 26 nëntor ku pasojat ishin katastrofike, prokuroria nuk ka hedhur ende asnjë hap. Janë 51 viktima qindra godina të pabanueshme, dhjetëra të tjera të shembura, shumë objekte të reja të coptuara të, dërmuara nga tërmeti, janë disa qindra të plagosur dhe disa mijëra të pastrehë.

Një bilanc katastrofash nga një tërmet 6,4 ballë pasuar nga qindra lëkundje të tjera që nuk po ndalen, megjithëse sipas sizimiologëve gjithçka është normale dhe situata po shkon drejt qetësimit.
Nuk ka vend për panik, por ka vend për drejtësi, sërish është radha e saj të thotë fjalën, por institucioni kryesor i cili duhet të merret me hetimin, investigimin dhe mbledhjen e provave të plota për këtë situatë, po fle gjumë.

Arta Marku dhe prokuroria e Durrësit nuk po bëjnë asgjë tjetër, kanë ikur me pushime. Prokurorët kanë rrëmbyer paratë nëpër çanta dhe veturat apo avionet rrugëvë të Europës apo në vende të tjera të sigurta ku mendojnë se tërmeti nuk i ndjek nga pas.

Ndërkohë, prokuroria, ekspertët e thirrur prej saj duhet të ishin në çdo objekt në çdo godinë në çdo qytetar duke mbledhur prova dhe fakte, duke mbledhur lejet e ndërtimit, duke mbledhur projektet fillestare, projektet e zbatimit dhe konstatimin si provë se çfarë kishte ndodhur dhe duke dalë në një përfundim nga ekpertiza se kush ishin shkaqet e shëmbjes së disa objekteve qofshin këto hotele apo pallate.

Me prokurorinë kjo gjë nuk po ndodh dhe pritet të ndodhë nesër, një javë pasi ka ndodhur tërmeti.
Ndërkohë INUK dhe qeveria po shembin godina në një shkelje të hapur ligjore, megjithëse ato mund te jenë risk për banorët, ato duhen rrethuar e ata nuk duhen lejuar të hyjnë brenda, ndërsa ndërtesat të qendrojnë aty si provë, si fakt për prokuorinë sepse në të kundërt nuk ndodh asgjë tjetër, thjesht dhe vetëm zhdukin provat.

LEXO EDHE:  Lëvizjet surprizë të Prokurorive / Ndryshojnë drejtuesit(emrat)

Por, si gjithmonë prokuroria, pas kësaj reforme në drejtësi ka një tjetër hall.
Arta Marku mesa duket ka hallin e kokës dhe vendit të saj më shumë sesa hallin për të gjetur përgjegjësit e katastrofës që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Përgjegjës që fillojnë në administratë, tek biznesi apo ndërtues kushdo qofshin ata, të gjithë duhet të përgjigjen para ligjit.

Ata që nuk morën masat pas 21 shtatorit, ata që nuk zbatuan ligjet kur ndërtuan këto objekte, të gjithë duhët të japin llogarti për këtë katastrofë që ka tronditur çdo shqiptar sot./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Greva e naftëtarëve/ Luan Baçi: Punëtorët po sakrifikohen, pushtetarët vijojnë festën e Shën Valentinit

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi akuzon qeverinë se i ka lënë në mëshirë të fatit punëtorët e nënstacionit elektrik dhe pompimit të naftës në Poçem të Mallakastrës, të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Baçi shprehet se adminstrata dje festoi nëpër vendet e relaksit dhe me kolektivin, por për grevistet nuk tregoi asnjë interesim.

“Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh. Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta. Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse.

Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit. Sot si duket bejne formalitetet serioze…Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke. Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

Turp 100 here turp. Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj. Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte.  

Ju jeni vellezerit tane. Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush. Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret,  ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme. Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

LEXO EDHE:  Krahu i djathtë i Llallës “nxjerr thonjtë”/ “Luftë” me Komisionin e Vettingut

LEXO EDHE:  Tërmeti sjell tragjedi edhe për familjen Rama/ Djali i kryeministrit: Mes viktimave edhe një njeriu im i afërt

Ketu beni dallimin :

I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.

Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty :

“Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje. Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj. Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim”, shkruan nw reagimin e plotw./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Austria pro hapjes së negociatave/ Ambasadori Steiner: Shpresoj të ndodhë shpejt

Publikuar

-

Nga

Austria është shprehur pro hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ambasadori austriak Christian Steiner në një deklaratë të bërë gjatë kumtesës së organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër, tha se shpreson që negociatat të hapen shumë shpejt.

“Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodhë shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspekti i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë”, u shpreh ambasadori.

LEXO EDHE:  Pazaret e drogës dhe vrasja në shtëpinë e saj/ Thirret sërish në prokurori Marsida Qatja

LEXO EDHE:  Shkarkimi i zv.dekanit të Inxhinierisë/ Vokshi: Ishte urdhër i Ramës se tha të vërtetat e tërmetit

Kujtojmë se Austria e ka shprehur edhe më parë mbështetjen e saj në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po të dëgjoj”/ Basha komunikim me qytetarët në Instastory, e nis me arsimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundësinë që të rinjtë t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në Instastory.

Basha ka publikuar një story, ku i kërkon të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, është pyetja që ka drejtuar lideri i opozitës dhe më pas i ka lënë mundësinë të rinjve të shprehin mendimet.

LEXO EDHE:  Lëvizjet surprizë të Prokurorive / Ndryshojnë drejtuesit(emrat)

LEXO EDHE:  Krahu i djathtë i Llallës "nxjerr thonjtë"/ "Luftë" me Komisionin e Vettingut

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE