web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka dritë në fund të tunelit”/ Artan Hoxha kthehet pas në kohë, çfarë ndodhi vite me parë

7 Dhjetor 2019, 14:36, Aktualitet CNA

Gazetari Artan Hoxha shkruan se fitorja e sotme e ekipit të Dinamos, tregon se ka dritë në fund të tunelit, për ekipin me një histori 70-vjeçare mbi supe.

Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan se ?Kjo është një kohë e vështirë per te qene tifoz i Dinamos…
Por ka drite ne fund te tunelit,…
pas 10 javesh, nje skuader e braktisur nga te gjithe,e lene ne meshire te fatit, pa fushe ku te stervitet, pa president, pa sponsore, pa para, nje skuader krejtesisht amatore dhe pothuajse e rrezuar per here te pare ne historine e saj 70 vjecare ne kategorine e dyte, por sot ia doli te marre fitoren e pare me shpirt ne dhembe…?.

Më tej, ai rikthehet pas në kohë, ndërsa kujton edhe fitoren e Kupës së Republikës, në 1989-en.

?Nje fitore qe me ka shijuar, njelloj si goli i trete i Sulejman Demollarit ne finalen e luajtur dy here per kupen e Republikes ndaj Partizanit te Ylli Shehut me 1989-en, po nje lloj sa goli i Klod Asllanit ne minuten e 93-te ne ndeshjen e fundit te sezonit 2001-2002 kur Dinamo e Faruk Sejdinit dhe Redi Jupit e fitoi titullin ne “Loro Borici” ne frymen e fundit kunder Tiranes duke mundur Vllaznine 0-1, apo sa goli i dyte i Nertil Ferrajt ne finalen e sezonit 2007-2008 kur Dinamo e fitoi titullin e 17-te ne stadiumin “Dinamo” ndersa kishte marre dy kartona te kuq ndaj Partizanit te Bledi Shkembit…?-shkruan Artan Hoxha./ CNA.al





Lajmet e fundit nga