Pasojat tragjike të tërmetit/ Zëri i Amerikës: Shkelja e rregullave të ndërtimit shtoi dëmet
Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tër...
Dhjetë ditë pas tërmetit vdekjeprurës prej 6, 4 ballësh të 26 nëntorit , mijëra vetë jetojnë ende në çadra dhe hotele, mësimi është ndërprerë në 50 shkollat e dëmtuara në Durrës. Lezhë, Krujë dhe Tiranë dhe rrënojat ende të pa hequra në Durrës dhe Thumanë dëshmojnë përmasat e shkatërrimit dhe humbjen e jetës së 51 vetëve.
Në Durrës dhe Thumanë ushtria po vazhdon të hedhë në erë dhjetëra godina banimi gjysmë të shkatërruara që rrezikojnë të shemben dhe shkaktojnë viktima të reja .
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama , i sapokthyer (4.11.2019 ) nga Samiti i NATO-s në Londër, paraqiti bilancin e situatës së strehimit për të mbijetuarit nga tërmeti:
“Në çadra dhe hotele janë të strehuar 12 mijë e 366 persona. Në Tiranë janë 604 godina të pabanueshme, në Lezhë 55 pallate dhe 13 institucione?, tha Rama. Në total rezultojnë 3,822 banesa dhe 461 ndërtesa me apartamente të dëmtuara rëndë dhe të pabanueshme.
Shembje e banesave të dëmtuara – ndërtime të reja
Tërmeti shkatërrimtar duket se hapi rrugën për ide të reja lidhur me akomodimin e banorëve të mbetur pa strehë. Ekspertët vërtetuan se banesat e meremetuara nga dëmet në tërmetin paralajmërues, dy muaj më parë, më 21 shtatorin e kaluar, nuk i rezistuan tërmetit të 26 nëntorit. Madje ato që kishin krisje muresh rezultuan fatale për jetët e njerëzve. Qeveria venosi sot t’u thotë “jo? meremetimeve dhe “po? ndërtimeve të reja për të pastrehët nga tërmeti.
Ku do të gjenden fondet për ndërtimet e reja?
Kjo është pyetja e parë pas vendimit të qeverisë këtë të enjte (05.12).
Ursula von der Leyen, presidentja e re e Komisionit Europian (KE) deklaroi të mërkurën (4.11) se KEdo të japë 15 milionë Euro për të mbështetur Shqipërinë në përballimin e pasojave të tërmetit dhe se do të organizojë një konferencë donatorësh për rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti. Burime zyrtyare citojnë presidentin francez, Macron, të ketë propozuar në përfundim të samitit të NATOs , “një konferencë ndërkombëtare solidariteti për të ndihmuar Shqipërinë që të përballojë shkatërrimet nga tërmeti?.
Janez Lenar?i? – BE në krah të Shqipërisë
Komisioneri i Bashkimit Europian, (BE) për Menazhimin e Krizave, Janez Lenar?i?, ndodhet sot, ( 5.11.2019 ) në Shqipëri për të parë nga afër dëmet e shkaktuara dhe nevojat e popullsisë pas tërmetit shkatërrues prej 6,4 ballësh të 26 nëntorit.
Lenar?i? i shoqëruatr nga kryeministri Rama vizitoi një nga qëndrat e emergjencës në Vorë, ku janë vendosur familje kryesisht nga Durrësi, Tirana dhe Kruja që mbetën pa strehë prej tërmetit. Nga kjo qendër ai rikonfirmoi mbështetjen e BE.
? BE është në krah të Shqipërisë për ta mbështetur atë me asistencë dhe fonde, pasi tëbëhet vlerësim i nevojave pas katastrofës?, theksoi , Janez Lenar?i? .
Disa dhjetëra milionë euro janë derdhur në llogatritë bankare të krijuara në Shqipëri enkas për përballimin e pasojave të tërmetit nga donacionet e biznesmenëve vendas, Kosova, individëve dhe diasporës shqiptare nga 76 vende të botës. Turqia ka marrë përsipër të ndërtojë 500 apartamente të reja.
Qendrimi i opozitës
Kryetari i PD dhe gjithë opozitës jashtë parlamentare i propozon kryemnistrit Rama anulimin e disa tenderave që arrijnë në mbi 150 milion euro , që opozitas i konsideron “koncesion për oligarkët? që ato të përdoren për rindërtimin e banesave të reja. Por kryeministri Rama ka deklaruar se “asnjë tender nuk do të anulohet?. Por kryeministri ka deklaruar ditët e fundit se prioritetet e buxhetit 2020 nuk do të preken për të rimëkëmbur vendin nga dëmtimet e tërmetit. Ajo që do të ndodhë ështrë rishikimi i shpërndarjes së fondeve në buxhetin e shtetit 2020, për të mundësuar ndërtimin e shtëpive të reja me një kosto prej vetëm 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, të barabartë me 7 miliardë lekë. Gjithsesi fondi i deritanishëm i vënë në dispozicion është i pamjaftueshëm për të ndërtuar lagje të tëra të reja në zonat e nxehta , më të prekurat nga tërmeti.
Ende nuk ka qartësi se ku do të gjenden fondet. Kryetari i Komisionit të Menaxhimit të Fondeve për post-tëmetin, ish-ministri i Finanacave, Arben Ahmetaj, bëri të ditur (4.12) në një kanal kombëtar televiziv se “deri në 31 dhjetor të vitit 2020, 80% e punës për rindërtimin e banesave dhe strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti do të ketë përfunduar. Më 1 janar 2020 fillon strehimi me bonusin e qirave në banesat prej druri në zonat rurale./ DW
Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tër...
Gazetari Artan Hoxha foli për emërimin e Olsian Çelës si Pro...
“Agron Tufa i duhet kulturës shqiptare i gjallë, jo i vdekur...
Gjatë këtyre ditëve të vështira për të gjithë shqiptarët, in...
Policia Kufitare e Vlorës ka parandaluar ditën e sotme një r...
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e O...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngu...
Tërmeti i 26 nëntorit, përtej tragjedisë dhe katastrofës që ...
Kryeministri Edi Rama e ka pranuar për herë të parë se 25 vj...
Profesor Përparim Kabo një disa kërkesa ndaj zv. ministres s...
Deputeti socialist Spartak Braho paralajmëroi se do të bëjë ...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që të rinisin gjyqet t...
Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve në Shqipëri Gentiana Sula...
Ish ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka fol...
Në kohën kur qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një shifër ...
Aktivistja e njohur dhe ish-e përndjekura politike Ajtanga L...
Një tjetër reagim ka ardhur nga poeti Bardhyl Londo për larg...
Shkrimtarja Flutura Açka ka mbështetur vendimin e ish-drejto...
Zëvendës-ministrja e Brendshme Rovenda Voda nga Bashkia e Du...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka zh...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Fierit ka kryer një operacion ku ka goditur një ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një gjykatë në Paris ka dënuar gjashtë shtetas gjeorgjianë...
Zvicra do t’u drejtohet kutive të votimit këtë të diel për...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...