web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

52 vjetori i Bazës Ajrore të Farkës/ Xhaçka: Së shpejti modernizohet me helikopterët "Black Hawk"

6 Dhjetor 2019, 19:34, Aktualitet CNA

Sot në 52 vjetorin e krijimit të saj, Baza Ajrore e Farkës, është në prag të modernizimit me helikopterët ‘Black Hawk’.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një psotimi në rrjetet sociale.

?Për mbi gjysmë shekulli, pilotët, teknikët dhe helikopterët e Bazës Ajrore Farkë u shërbejnë qytetarëve dhe kombit shqiptar, shpesh në çastet më kritike. 52-vjetori i krijimit e gjen Bazën Ajrore të Farkës në prag të modernizimit me helikopterët Black Hawk, duke u bërë më operacionalë edhe në misionet ndërkombëtare?, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se qeveria shqiptare gjatë verës së këtij viti ka finalizuar marrëveshjen me SHBA-të për helikopterët Black Hawk./CNA.al





Lajmet e fundit nga