web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I dënuar në Itali për trafik droge”/ Mbërrin në Prokurori letërporosia për Valdrin Pjetrin

6 Dhjetor 2019, 12:03, Kronika CNA

Disa muaj pasi u denoncua nga opozita se ishte i dënuar në Itali për trafik droge, mësohet se në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur letërporosia nga Italia për Valdrin Pjetrin.

Letërporosia nga Italia ka konfirmuar denoncimin e PD-së në 13 gusht të këtij viti që nxori dokumentet e dënimit nga gjykata e Firences.

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Tiranës, mësohet se në Njësinë e Dekriminalizimit prej 28 nëntorit të 2019 ka mbërritur një përgjigje nga Italia përsa i përket kërkesës nga një letërporosi nëse ka qenë i ndaluar dhe nëse ka një vendim të drejtësisë italiane për Valdrin Pjetrin.

Kjo letër porosi konfirmon atë që denoncoi PD-ja se Pjetri ka pasur një procedim në Itali dhe ka qenë gjykata e Fierences që ka dhënë një vendim fajësie duke bërë largimin e tij nga Italia në bazë të marrëveshjes. Ai ka qenë akuzuar për kultivim dhe trafikim të lënëve narkotike. Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2003.

Ndërkohë, pas administrimit të letërporosisë pritet nëse do të nisë procedimi për Pjetrin me akuzën e falsifikimit të formularit të deklarimit, pasi fshehu vendimin.





Lajmet e fundit nga