web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lejuan ndërtime pa leje/ Në pranga tre inspektorë të Bashkisë

5 Dhjetor 2019, 08:29, Kronika CNA

Tre inspektorë të Bashkisë së Beratit janë vënë në pranga pas një hetimi 6-mujor, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Mësohet se tre personat e arrestuar akuzohen për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

?Në vijim të zbatimit të planit të masave për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e krimit ekonomik dhe në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, është finalizuar me sukses operacioni “Stop”.

Si rezultat, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, e cila më datë 04.12.2019 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg? për shtetasit:

– L.S., 50 vjeç, banues në Dyshnik, Berat;
– E.V., 29 vjeç, banues në Berat;
– D.H., 45 vjeç, banues në Berat, të tre me detyrë inspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Berat.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 Inspektorët, në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm për të kryer ndërtime pa leje në territorin e Bashkisë Berat.?-thuhet në njoftimin e policisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga