web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Alarmi nga fqinjët/ 23-vjeçari arrestohet për armëmbajtje pa leje

4 Dhjetor 2019, 13:11, Kronika CNA

Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit në banesë, shtetasit me inicialet E.P iu gjet një armë zjarri pistoletë.

?Vihet në pranga një 23-vjeçar për armëmbajtje pa leje, falë bashkëpunimit komunitet-polici.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, falë informacioneve të marra nga qytetarët se një i ri mbante në banesë armë zjarri pa leje, organizuan menjëherë punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin:

– E. P., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ?Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit?.?, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga