web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prokuroria kërkesë bashkisë Tiranë/ Mos shembni asnjë objekt pa lejen tonë, brenda 48 orëve sillni dëmet

3 Dhjetor 2019, 11:00, Kronika CNA

Prokuroria e Tiranës i ka drejtuar një Kërkesë Bashkisë së Tiranës dhe policisë, ku kërkon që asnjë objekt që ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit të mos shembet pa lejen e tyre.

Shkresa e cila është me firmë te drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj prej 27 nëntorit i është dërguar policisë dhe bashkisë së Tiranës.

“Na vini në dispozicion listën e objekteve të dëmtuara. Procedimi penal nr 89. 6 ditë pas kësaj shkrese si policia dhe bashkia nuk kanë raportuar asnjë informacion në Task Forcën e prokurorisë për objektet e dëmtuara”. ?thuhet në kërkesë.

Ndërkohë, pas shkresës së 27 nëntorit, Imeraj ridërgon një tjetër shkrese ku kërkon që brenda 5 dhjetorit të dorëzojnë raportet si policia dhe bashkia.





Lajmet e fundit nga