web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit/ Vihet në lëvizje Prokuroria

2 Dhjetor 2019, 09:50, Kronika CNA

Prokuroria e Durrësit bën të ditur se me datë 29.11.2019 ka regjistruar çështjen penale që i referohet tërmetit të datës 26.11.2019, ku si pasojë e tij janë shembur një numër ndërtesash që kanë shkaktuar vdekjen e një numri personash.

Sipas informacioneve nga Prokuroria, dyshohet se pasojat kanë ardhur si shkak i ndërtimeve pa leje dhe të moskryerjes së detyrës nga inxhinierët zbatues dhe personave pergjegjës si dhe nga mospërmbushja e rregullt e detyrës nga nepunësit shtetëror të ngarkuar me mbikqyerjen e këtyre ndërtimeve.

Çështja është regjistruar për veprat penale; “Ndërtim pa leje”, dhe “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga nenet 199/a, 3 dhe 248 Kodit Penal./ CNA.al





Lajmet e fundit nga