web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thellohet tragjedia/ Ndërron jetë anëtari i nëntë i familjes Lala

1 Dhjetor 2019, 19:48, Kronika CNA

Është thelluar tragjedia në familjen Lala. Mësohet se ka humbur jetën në spital edhe anëtarja e nëntë e familjes, Fiqirete Lala, 64 vjeç.

E moshuara, pësoi infarkt një ditë pas tragjedisë, ndërsa ka ndërruar jetë, pas përcjelljes për në banesën e fundit të 8 anëtarëve të tjerë.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari, Ramë Lala, i cili është nisur drejt Italisë për të marrë mjekim më të specializuar.

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik:

1. Amelia Lala, 8 vjeç.
2. Sahadete Lala, 79 vjeç.
3. Griselda Lala, 22-vjeç,
4. Marjeta Lala, 31 vjeç
5. Emilio Lala.
6. Enis Lala, 2 vjeç.
7. Dionisa Lala, 2 vjeç, binjakë.
8. Ilir Lala, (i paralizuar),  52 vjeç./CNA.al





Lajmet e fundit nga