Regjistrohet një tjetër lëkundje/ Ja sa ballë ishte
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar vetëm pak minu...
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko ka bërë një koment në lidhje me ngjarjen tragjike të 26 nëntorit, ku 51 persona humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 6.4 ballë, që goditi vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Pano Soko drejton gishtin ndaj të gjithë atyre që ai i cilëson si përgjegjës të kësaj katastrofe.
?Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”
Ky pohim nuk është i vërtetë.
Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.
Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.
Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.
U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.
Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.
Apo një prokuror…
U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.?-shkruan ndër të tjera Pano Soko.
Po ashtu, ai thekson se përgjegjës jemi edhe të gjithë ne, që ?vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.
U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.?
Postimi i plotë:
Diku në jug të Detit të Vdekur, dikur kanë pas ekzistuar dy qytete, Sodoma dhe Gomorrah. Historia e tyre përmendet në Bibël, në Kur’an dhe Torrah. Këto dy qytete kishin degjeneruar kaq shumë në sytë e Zotit, saqë ky i fundit vendosi t’i ndëshkonte me shkatërrim. Por përpara se të ndërmerrte aktin, Zoti dërgoi profetin Lot, nipin e Abrahamit – ose profetin Lut a.s. nipin e Ibrahimit – për t’iu treguar planin që kishte Zoti nëse nuk hiqnin dorë nga shthurja.
Por banorët e këtyre qyteteve nuk i dëgjuan paralajmërimet e profetit dhe Zoti i shkatërroi me flakë të dy qytetet.
Sot dëgjoj shpesh fjalinë – “Në 26 Nëntor u vranë 51 persona.”
Ky pohim nuk është i vërtetë.
Ata 51 persona vdiqën në 26 Nëntor, por për t’u vrarë, u vranë shumë kohë më parë.
Në 26 Nëntor thjesht u finalizua akti.
Ata u vranë në momentin kur Kryetari i Bashkisë përpiqej të mbushte grykësinë e vet të pangopshme me leje ndërtimi edhe aty ku mund të ngriheshin vetëm kala rëre për fëmijët kur shkojnë në plazh.
U vranë kur një inspektor IKMT vendosi të mbyllte sytë dhe të hapte xhepin, kur dikush po shtonte katet e hotelit në një godinë që dhe pa ato kate ishte buzë greminës.
Apo kur një oficer policie bëri të njëjtën gjë.
Apo një prokuror…
U vranë kur një pronar firme, për të kursyer ca lekë të qelbura, vendosi të përdorte çimento të cilësisë së dobët dhe hekur me kursim në godinën që po ndërtonte.
U vranë kur një inspektor, për akoma dhe më pak lekë, ia çertifikoi këtë çimento dhe atë hekur si të rregullt, pa bërë asnjë analizë.
U vranë kur një pronar firme, po për ca lekë të qelbura, vendosi të blinte tulla të dobëta.
U vranë kur një kolaudator shtetëror vendosi t’i jepte çertifikatën godinës, për një tuf? lekësh.
U vranë kur me urdhër të Qeverisë, u vendos që shpenzimet për godinat e dëmtuara të tërmetit të 21 Shtatorit, duhet të ishin sa më minimale, sepse lekët i duheshin qeverisë për konçesionet dhe tenderat.
U vranë kur inspektorët në terren as nuk e diskutuan këtë urdhër dhe, të vetdijshëm që po gënjenin, iu thanë familjeve se mund të ktheheshin në shtëpitë e dëmtuara, se s’kishte asnjë rrezik.
E më tej..
U vranë kur ne të gjithë vendosëm të zgjidhnim të gjithë këta më lart që të na drejtonin jetët tona.
U vranë kur ne heshtëm për çdo institucion shkencor që u shua apo degradoi i drejtuar nga militantë partish.
U vranë kur ne votuam në shumicë një qeveri që nuk kishte asnjë plan, asnjë grup ekspertësh, por vetëm një klloun që na rrotullonte gjithë ditën histori pushteti me tepsi e timon.
U vranë kur ne vendosëm që zgjedhjen e grupit të njerëzve që do të na qeverisë, mos ta bëjmë bazuar në numrin e ekspertëve që ka ky grup, ideve qeverisëse, programeve zhvillimore, por bazuar në një tifozllik idiot si me qënë duke mbështetur ekipe futbolli.
U vranë kur ne lejuam të na shkelnin me këmbë dhe të na trajtonin si ushtarë në shahun e tyre për pushtet. Kur lejuam që me rregullat e tyre të lojës, të na hiqnin ne të drejtat si sovran dhe t’i merrnin për vete.
U vranë kur ne pranuam të ktheheshim në bankomate për lekët që atyre iu duheshin për projektet e tyre të pasurimit personal.
ATM ku ata mund të tërheqin çdo muaj lekët e taksave, pa asnjë të drejtë tjetër.
Sodoma dhe Gomorra nuk u shkatërruan ditën kur Zoti hodhi zjarr mbi to. Ato e vulosën shkatërrimin e tyre qëkur vendosën të shthurreshin dhe t’i largoheshin Zotit.
Dhe pavarësisht se edhe ne kemi pasur gjithë këto kohë “Lotët – Lutët” tanë, që ndër vite janë përpjekur të na paralajmëronin për 26 Nëntorin, ne i kemi injoruar, denigruar pse jo dhe tallur e përqeshur.
Dhe vazhdojmë ta bëjmë.
Ndoqa pak atë mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit dhe pashë që ne s’kemi kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që ndodhi.
Po të kishim kuptuar, në krye të tavolinës së Komitetit do ishte ulur Prof. Luljeta Bozo dhe tavolina do të ishte mbushur me inxhinierë, sizmologë, urbanistë, juristë, financierë të së njëjtës peshë si zj.Bozo dhe ata do të vendosnin për çdo gjë. Qeveria thjesht do të merrte dhe zbatonte vendimet e tyre, pa diskutuar fare. Do t’i merrte me kokën ulur dhe thjesht do vepronte.
Por jo…Aty pashë në krye Edi Ramën që po përpiqej t’iu merrte lekët e donacioneve atyre që kishte në krah..dhe duke përfituar nga plani televiziv të fillonte fushatën për 2021.
S’kemi kuptuar asgjë.
Sodoma dhe Gomorra 2.0 loading…/ CNA.al
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar vetëm pak minu...
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili mori 51 jetë nje...
Është thelluar tragjedia në familjen Lala. Mësohet se ka hum...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në Vlorë, ...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur orët e para të mëngjesit ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kthesën ...
Njësitë lokale të bashkive kanë shpërndarë një njoftim se si...
Gjykata ka vendosur 15 ditë burg për Hermes Nikajn, i njohur...
20-vjeçarja, Xhesika Biqiku që ndërroi jetë paraditen e sotm...
Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”,...
Është rritur sërish bilanci i tragjedisë që la pas tërmeti s...
Pavarësisht se dyshohej se ende ndodhej edhe një person në r...
Durrësi përcjell sot për në banesën e fundit, mes dhimbjes d...
Shtetet e Bashkuara të Amerikën ka treguar sërish se do të j...
Inxhinieri Bashkim Kopliku ka folur në lidhje me tërmetin tr...
Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit kanë detyruar qytetarët ...
Tërmeti i fuqishëm prej 6.4 ballë, i shkallës rihter, i cili...
Tërmeti katastrofik që godit Shqipërinë tre ditë më parë, ka...
Tre ditë pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në mëngje...
Të gjithë ndërkombëtarët janë solidarizuar me dhimbjen dhe f...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...