web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Persona me pushtet e sulmuan egërsisht”/ Avokati i Agron Tufës zbulon detajet tronditëse

4 Dhjetor 2019, 08:04, Kronika CNA

Të tjera detaje tronditëse ka zbuluar, përfaqësuesi ligjor i Agron Tufës, avokati Kujtim Cakrani, në lidhje me kërcënimet që kanë ardhur në drejtim të klientit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Cakrani shkruan se Tufa dhe familja e tij janë sulmuar egërsisht nga persona me pushtet ligjvënës.

Sipas avokatit shkak për kërcënimet, ishte detyra e tij, dhe puna që ai kryente si drejtor ekzekutiv i Institutit Studimeve për Zbardhjen e Krimeve të Komunistëve Shqiptarë.

?Dy fjalë si përfaqësues ligjor i Z. Agron Tufa!
Z. Agron Tufa e kam njohur në muajin prill të këtij viti kur ai kërkoj shërbimet e Studio Ligjore Cakrani, sepse prej një muaji ndaj tij dhe familjes së tij në një të përditëshme persona me pushtet aktual ligjvënës apo të tjerë publik, kishin ndërmarë një fushatë të egër fyerjesh dhe shpifjesh apo denigrimi siç komunistët dinë ti organizojnë..
Shkak ishte detyra e tij, dhe puna që ai kryente si drejtor ekzekutiv i Institutit Studimeve për Zbardhjen e Krimeve të Komunistëve Shqiptarë.?-shkruan avokati.

Më tej, ai thekson se ?Individë me pushtet të rrezikuar nga zbardhja e krimeve të tyre dhe baballarëve të tyre për 50 vjetë nuk duruan dot punën e zotit Tufa dhe nisën sulmet direkte dhe indirekte për të dhe familjen e tij.
Sulme në media, rrjete sociale në rrugë, anonim por dhe me emra dhe mbiemra, tashmë të njohur për të kaluarën e tyre kriminale nën regjimin kriminal komunist.
Disa sot mendojnë apo gjykojnë zotin Tufa pse u largua!? Bëri mirë apo keq..
Kundërshtarët e anatemojn si frikacak apo burrec…
Jo jo nuk duhet ta shohim kështu por duhet të hedhim një sy nga e kaluara.?.

Më tej, ai thotë se komunistët nuk falin dhe në shenjë hakmarrje merren më fëmijë dhe gra, apo qoftë edhe pleq të pafajshëm.

?Komunistët shqiptarë të vjetër dhe të rinj prej 1944 në shenjë hakmarrje janë marë me fëmijë dhe gra apo pleq të pafajshëm.
Ata nuk falin koha ka treguar dhe vërtetuar se ata janë hakmarrës ndaj njerëzëve të pambrojtur apo pafajshëm…
Ata për 50 vjetë por dhe sot hakmerren me fëmijët dhe gratë që në fakt këtë sjellje nuk e kanë patur asnjë pushtues që ka kaluar në Shqipëri…
Prandaj ju lutem mos paragjykoni zotin Tufa….?-përfundon postimin e tij avokati i Agron Tufës./ CNA.al





Lajmet e fundit nga