web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasen dy makina në Shkodër/ Plagosen rëndë 4 persona

4 Dhjetor 2019, 16:03, Kronika CNA

Dy automjete janë përplasur keq pak momente më parë në zonën e Vrakës, aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se janë plagosur rëndë 4 persona, emrat e të cilëve ende nuk bëhen me dije.

Mësohet se njëra nga makinat e përfshira në aksident është e tipit “Maserati” me targa italiane, ndërsa të plagosurit janë dërguar menjëherë drejt spitalit.

Sakaq, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./ CNA.al





Lajmet e fundit nga