web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-ministri dënohet me dy vite burg

5 Dhjetor 2019, 12:43, Kronika CNA

Një gjykatë në Prishtinë dënoi të enjten ish ministrin e pushtetit lokal në qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviç, me dy vjet heqje lirie, nën akuzën për ?nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik?.

Sipas akuzës ai me 24 mars të vitit 2019 ?në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër ndërhyrjes së NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, kishte deklaruar se ?arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturit mision paqësor në Kosovë e Metohi?.

Më 9 prill të vitit 2019 ai qe shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili atëbotë tha se ?është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes?.

Vetëm pas ditë më herët zoti Haradinaj kishte shkarkuar edhe zëvendësministren e drejtësisë, Vesna Mikiç, për shkak të ?gjuhës së urrejtjes dhe deklaratave të papranueshme?.

Ajo shkroi më 25 mars në rrjetet sociale se ?para njëzet vitesh aleanca e NATO-s ka ushtruar gjenocid të planifikuar ndaj një shteti sovran që për dekada ka luftuar kundër terrorizmit shqiptar brenda kufijve të vet?.

Qëndrimet e tilla kishin nxitur shumë reagime e veprimtari kundër mohimit të krimeve të luftës.

Në pranverën e vitit 1999 NATO-ja ndërmori një fushatë bombardimesh kundër Serbisë, për t?u dhënë fund mizorive të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Por derisa shqiptarët e vlerësojnë ndërhyrjen e NATO-s me rëndësi vendimtare për historinë e Kosovës, zyrtarët serbë e cilësojnë Serbinë si ?viktimë të agresionit të NATO-s?./ VOA





Lajmet e fundit nga