web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-zv.ministrja propozim Ramës për zgjidhjen e situatës/ Ngri agjensi rimëkëmbjeje

4 Dhjetor 2019, 15:33, Aktualitet CNA

Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj i propozoi qeverisë në emisionin “Top Talk” të ngrejë një agjensi rimëkëmbje për situatën kaotike.

“Unë do t’i propozoja qeverisë që të ngrinte një agjensi të rimëkëmbjes. Qeveria duhet të ndaje procesin e emergjencës tani që duhen futur njerëzit në një çati dhe të fillojnë shkollën dhe rimëkëmbjen”, deklaroi ajo.

Ndërkohë për sigurimin e banesave në kompanitë private, ish-zv.ministrja theksoi se duhet edukuar popullata që të sigurojnë banesat.

“Për financimet mendoj se duhet të kemi një edukim tjetër të popullatës. Ka ardhur koha t’i rishikojmë pak kulturat dhe t’i japim edhe më shumë peshë edukimit financiar”, u shpreh Beqiraj.

Nga ana tjetër kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi tha se qeveria duhet të gjejë format dhe formulat që çdo qytetar të sigurojë banesën e tij.

“Ka 20 vjet që ligji thotë se t’i duhet ta sigurosh shtëpinë, por ne nuk kemi kulturën që ta sigurojmë shtëpinë.  Duhet të gjejmë format dhe formulat nga një garant shteti. Nga ana tjetër këto kompani duhet të na sigurojnë se këto para do të merren mbrapsht një ditë”, theksoi Shehi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga