web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA.al e paralajmëroi/Media gjermane: Ja sa do kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti

4 Dhjetor 2019, 19:50, Aktualitet CNA

Në kohën kur qeveria shqiptare ende nuk ka dhënë një shifër ekzakte se sa do të kushtojë rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntori, media gjermane ?ARD? thotë se e gjithë puna mund të kushtojë deri në 1 miliard euro.

?Shifrat zyrtare nuk janë ende të disponueshme, por rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti do të jetë jo vetëm një sfidë njerëzore dhe teknike, por edhe e kushtueshme. Dhe me Shqipërinë që është një vend i varfër. Ekspertët atje thonë se rindërtimi mund të kushtojë deri në një miliard euro?, shkruan media gjermane, ndërsa thekson se shumë qytetarë dhe biznese kanë dhuruar para për normalizimin e situatës.

Gjithashtu në artikull thuhet se qeveria ka planifikuar të ndërtojë në planin afatshkurtër 5,000 apartamente dhe në planin afatgjatë edhe 10,000 të tjera, ndërsa nuk lihet pa përmendur edhe mbështetja e ndërkombëtarëve dhe konferenca e donatorëve e propozuar nga kreu i qeverisë Edi Rama.

?ARD? shkruan se në Shqipëria po kërkon ndihmë edhe nga ekspertët e huaj për vlerësimin e banesave të dëmtuara.

?Në Shqipëri ka një mungesë flagrante të punëtorëve të aftë dhe nuk ka mjaft ekspertë të vetë në vend?, theksohet në artikull./ CNA.al

Erdbebentrauma in Albanien: Der Wiederaufbau steht an

 

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme





Lajmet e fundit nga