Connect with Us

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

Politikë

Analiza paraprake/ Tërmeti ka shkaktuar mbi 1 miliard euro dëme

Publikuar

-

Qeveria ka filluar të bëjë një analizë paraprake të dëmeve të shkaktuara nga kjo katastrofë natyrore që goditi, kryesisht Durrësin dhe Thumanën. Por, tashmë janë shtuar edhe Laçi dhe Lezha.

Nga të dhënat paraprake të kryeministrit dhe të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kemi qindra banesa, pallate, apartamente, të shkatërruara. Me mijëra banorë të ngelur jashtë.

Rama tha sot në mbledhjen e qeverisë se nga një bilanc i përkohshëm i dëmeve del se në Durrës kemi 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara plotësisht dhe 176 pallate të dëmtuara.

Në Tiranë janë shkatërruar plotësisht 15 banesa, 239 janë të dëmtuar, 8 pallate janë jashtë funksionit dhe 61 pallate të dëmtuara rëndë.

Ndërkohë, vetë ministrja Xhaçka tha sot se sipas vlerësimeve paraprake në terren janë mbi 4 mijë banorë që sot e kanë të pamundur të rikthehen në banesat e tyre.

Pra, me një shifër minimale, kostot duket të jenë stratosferike. Në qoftë se bëhet një përllogaritje dhe do të duhen një mijë apo më shumë apartamente, do të duhen të ndërtohen disa qindra pallate dhe këto duan një kohë, ndoshta minimalisht një vit e gjysëm dhe një shumë që i kalon çdo pritshmërie dhe më entuziasmit. Ndoshta jo më pak se një milliard euro, në rast se do të llogarisnim rreth 30 mijë euro koston e një apartamenti për ta ndërtuar. Pa shkuar më tej tek mobilimi, pa shkuar më tej tek kostot e jetesës të mijëra banorëve deri në momentet e përfundimit të rindërtimit dhe pa folur më pas edhe për kostot e traumës dhe dëmeve sociale.

Pra, një moment që ndoshta kryeministri ka qënë i qartë, kur tha se është e nevojshme një konferencë donatorësh.

Pra, momenti i parë i emergjencës ka qënë shpëtimi sa më parë i sa më shumë jetë njerëzish. Ishin 50 jetë të shpëtuara, por edhe 49 të tjerë që humbën jetën.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për Shqipërinë/ BE pret mundësitë për nisjen e negociatave?

Tani është momenti për një projekt strategjik për rindërtimin e Thumanës, disa zonave të Durrësit, të Laçit apo Lezhës. Që do të duhen miliona e e miliona euro. Ndoshta një milliard, mund të jenë dhe më pak, por një vlerë e tillë, ashtu siç edhe Rama e tha dy ditë më parë, mund të sigurohet vetëm me një konferencë donatorësh.

Shumat e dhëna deri tani ndoshta shkojnë në disa dhjetëra milionë euro. Shuma të dhëna nga biznesmenët shqiptarë, duke filluar nga Samir Mane, Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Behgjet pacolli nga Kosova, disa million euro nga vendet arabe dhe ndoshta në total po shkohet diku rreth 30 apo 50 milion euro.

Por, këto janë pak, janë shumë pak për katastrofën që ka ndodhur në Durrës dhe Thumanë. Vetëm një konferencë donatorësh dhe një përgjegjshmëri e madhe nga BE-ja dhe vendet aleate të Shqipërisë, mund ta ndihmonte vendin tonë të kapërcente këtë katastrofë natyrore, e cila ka nga pas edhe një kosto marramendësi financiare, të cilat jo qeveria e Ramës, por çdo qeveri në pushtet do ta kishte të pamundur për t’i përballuar.

Prandaj është dhe momenti i një tjetër apeli politik për paalët, të cilat duhet të jenë më afër se kurrë. Duhet të braktisin interesat e tyre dhe të bashkohen për të rindërtuar Durësin, Thumanën, Lezhën, Laçin dhe për të zhdukur çdo pasojë e mundësi që mund ta bëjë dora e njeriut

Plagët do të ngelen gjithmonë dhe kjo ngjarje do të ngelet në histori, me dhimbjen e saj dhe pasojat e forta që pati. Por, palët këtë herë kanë në dorë të bëhen bashkë dhe t’i sigurojnë Shqipërisë ndihmën e nevojshme për tu rindërtuar dhe për të buzëqeshur paksa pas mënxyrës së 26 nëntorit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vasili publikon dokumentin/ Rama dhe Ruçi provokuan rëndë Komisionin e Venecias

Publikuar

-

Nga

Ish kreu i LSI, Petrit Vasili ka reaguar ashpër përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me miratimin e ligjit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Vasili shkruan se me këtë ligj mazhoranca jo vetëm shkel ligjet në Shqipëri por deligjitimon dhe Komisionin e Venecias.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit: 

Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias!(Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to.

Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.

Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

LEXO EDHE:  Rama “kryqëzon” rektorin/ Merr paga nga 13 borde  

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ Gazetari i “Bild” shpërthen ndaj Ramës

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmen e Ruçit…

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ligji për Arsimin e Lartë shqetësimi kryesor”/ Basha premtim studentëve

Publikuar

-

Nga

Pas live-t në Facebook, kreu i opozitës Lulzim Basha komunikoi sot me qytetarët me anë të rubrikës “Më bëj një pyetje” në Instastory.

Basha ktheu sytë nga arsimi dhe i kërkoi të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen.

Pas kësaj, me anë të një videoje, lideri i demokratëve falenderon studentët dhe i premton se sapo të vijë në pushtet do të anullojë Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë. Është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë. Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta.

LEXO EDHE:  Lajm i keq për Shqipërinë/ BE pret mundësitë për nisjen e negociatave?

LEXO EDHE:  80 mijë dollarët për Obamën/ "Rama do ketë probleme, ka shkelur ligjin"

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që keni ju”, deklaron Basha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Futen për të grabitur/ Shqiptarët masakrojnë të moshuarin italian

Publikuar

-

Nga

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe grabitur një 85-vjeçar në Lignano të Italisë.

85-vjeçari i grabitur, Giuseppe Spartà aktualisht është në spitalin e Latisanës pasi të arrestuarit ushtruan dhunë mbi të gjatë grabitjes duke e lënë me të paktën 4 brinjë të thyera.

Ndërkohë në mediat italiane thuhet se i moshuari u lidh nga shqiptarët.

LEXO EDHE:  Rama “kryqëzon” rektorin/ Merr paga nga 13 borde  

LEXO EDHE:  Gazetari denoncon skandalin/ Ja si Veliaj helmon fëmijët

Ai ka rrëfyer se vetëm pak kohë më parë ra pre e një tjetër grabitje ndërsa pas kësaj dëshmie hetuesit po punojnë nëse dy ngjarjet janë të lidhura me njëra tjetrën.

LEXO TE PLOTE