web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ish-kreu i sizmiologjisë qetëson shqiptarët/ Nuk ka më tërmet të tillë për 100 vjet

3 Dhjetor 2019, 17:07, Aktualitet CNA

?Nuk ka më tërmet të tillë Tirana e Durrësi për 100 vjet?. Kështu deklaroi ish-kreu i sizmiologjisë shqiptare, Shyqyri Aliaj, teksa ishte duke folur për tërmetin e 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima.

?Tërmeti i shtatorit nuk qe paragoditje, pasi iu shuan goditjet për një javë. Po të kishte vazhduar derisa filloi tërmeti i 26 nëntorit do të quhej paragoditje.

Tërmeti i fundit u parapri nga disa lëkundje. Nuk ka më tërmet të tillë Tirana e Durrësi për 100 vjet?, tha ai për gazetën ?Si?, ndërsa deklaroi se Tirana nuk duhet të shqetësohet për tërmetet.

?Pasgoditjet mund të ndjehen pak në zonat bregdetare. Mund të jetë ndonjë me magnitudë më shumë se 4, e pak por më të mëdha nuk do të ketë. Në ditët në vijim Tirana nuk duhet të shqetësohet?, thekson Aliaj.

Ndërkohë sizmiologu shprehet se nuk duhet të ndërtohet asnjë banesë pa bërë studime të mirëfillta gjeologjike./ CNA.al





Lajmet e fundit nga