web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rezoluta e PPE për zgjidhjen e krizës/ Vasili: Indiferenca ndaj saj do ishte shkatërrimtare

22 Nëntor 2019, 14:19, Politikë CNA

Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili thekson se indiferenca dhe anashkalimi i vëmendjes prej rezolutës së PPE do të ishte shkatërrimtare për prespektivën e integrimit europian të Shqipërisë.

Sipas Vasilit, Partitë Popullore Europiane janë mbështetësë të Shqipërisë dhe përcaktuese për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

?Ky qëndrim është votuar zyrtarisht në bllok nga partitë anëtare të PPE-së me anë të një rezolute të posaçme për Shqipërinë, e miratuar në Kongresin e PPE-së mbajtur në Zagreb?, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Kriza shqetesim shume i madh per te gjithe Europen, Edi Rama pergjegjesi i vetem per krizen!!
Partite Popullore Europiane kërkojnë në mënyrë unanime zgjidhjen e krizës së thellë politike shume te rende qe ka pllakosur vendin.
Keto parti jane mbeshtetese te Shqiperise dhe percaktuese per hapjen e negociatave per anetaresim ne BE.
Cdo nenvleftesim,indiference dhe anashkalim i vemendjes prej rezolutes shume te forye te tyre do te ishte shkaterrimtar per perspektiven e integrimit europian te Shqiperise.
Edi Rama eshte shkaktar i vetem i krizes.
Ky qëndrim është votuar zyrtarisht në bllok nga partitë anëtare të PPE-së me anë të një rezolute të posaçme për Shqipërinë, e miratuar në Kongresin e PPE-së mbajtur në Zagreb.
Ja 10 pikat e Rezolutës së PPE-së për Shqipërinë:
1. Duke vlerësuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, nxit partinë në pushtet dhe opozitën në Shqipëri të ndërmarrin të gjitha përpjekjet për të tejkaluar menjëherë këtë krizë të thellë politike përmes dialogut.
2. Risjell në vëmendje se adoptimi konsensual nga partitë politike, i një reforme elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR që shtron rrugën drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, përfaqëson një kusht të rëndësishëm për të ardhmen e vendit dhe integrimin drejt BE-së.
3. Duke rikujtuar theksin e përsëritur nga ana e OSBE/ODIHR, të rëndësisë që ka vullneti politik për të garantuar zbatimin e të gjitha kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme, bën thirrje për zbatimin e reformës elektorale, në dobi të demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve demokratike qendrore dhe lokale në Shqipëri.
4. Shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të sigurojë funksionimin e duhur të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke i plotësuar vendet e tyre me gjyqtarë; pret një vendim të shpejtë dhe final nga Gjykata Kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019.
5. Thekson se blerja e votave dhe përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje është e papranueshme për standardet evropiane, dhe bën thirrje për rezultate të prekshme dhe në kohë të hetimit të suksesshëm të përgjegjësve, përfshirë dhe politikanët, zyrtarët e shtetit dhe grupet kriminale që janë përfshirë në blerjen e votës dhe krime të tjera elektorale gjatë zgjedhjeve.
6. Shpreh shqetësim të thellë për fenomenin e vazhdueshëm të personave me rekorde kriminale që kandidohen për poste në institucione apo emërohen si funksionarë publikë në shkelje të hapur të ?Ligjit të Dekriminalizimit? dhe bën thirrje për zbatim pa ekuivoke të ligjit, dhe largimin nga detyra të zyrtarëve që e kanë shkelur atë.
7. Nxit Shqipërinë që të ngrejë Strukturën e specializuar për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar; bën thirrje për nisjen e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë akuzuar për vepra të ndëshkueshme nga procesi i Vetingut.
8. Thekson domosdoshmërinë për rezultate bindëse në luftën kundër kultivimit masiv dhe trafikimit të kanabisit dhe luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave; shpreh nevojën urgjente që Shqipëria të kryejë hetime aktive, ndjekje penale dhe dënime për korrupsion dhe krim të organizuar duke nisur dhe përfunduar procedime kundër të gjithë autorëve përfshirë dhe politikanë dhe zyrtarë të lartë.
9. Bën thirrje për progres të prekshëm në reformën e administratës publike, si një nga çështjet kyçe për Shqipërinë në rrugën e saj për integrimin në BE.
10. Mbështet PD të Shqipërisë në përpjekjet e saj për të adresuar shqetësimet legjitime dhe aspiratën Europiane të popullit shqiptar./CNA.al





Lajmet e fundit nga