web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasja për Kushtetuesen/ Manja për Muçin: Mbajtja pa të drejtë e një titulli përbën vepër penale

22 Nëntor 2019, 16:26, Politikë CNA

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja thotë se nëse Besnik Muçi do të kundërshtonte tërhqjen nga Gjykata Kushtetuese, kjo  do të përbënte vepër penale.

?Fati i magjistratit e ndjek personin edhe në organin e ri kushtetues ku ai vajti, që praktikisht është Gjykata Kushtetuese. Zoti Muçi është jurist dhe e di që mbajtja pa të drejtë apo përvetësimi i një titulli që nuk të takon me ligj shkon edhe në suazat e një vepre penale, por nuk mendoj se mund të ndodhë kjo?, tha Manja në një intervistë për A2CNN.

Ndërkohë sot Presidenti Meta ka shpallur vakancën e krijuar për në Gjykatën Kushtetuese, një ditë pasi KPA shkarkoi nga detyra Besnik Muçin./CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga