web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I quajti ambasadorët palaço/ BE shuplakë Metës

22 Nëntor 2019, 17:45, Politikë CNA

Maja Kocijancic, Zëdhënëse për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë e Bashkimit Evropian, ka reaguar pas  sulmeve të presidentit Ilir Meta, ndaj diplomatëve të huaj në Tiranë, duke i quajtur “palaço”.

Koçijançiç thekson se këto deklarata janë të papranueshme, ndërsa shton se BE mbështet punën e shkëlqyer të ambasadorit Luigi Soreca dhe delegacionit të BE për të sjellë Shqipërinë më pranë Bashkimit Evropian.

Deklarata e Maja Koçijançiç

Deklaratat e përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare dhe partive politike që vënë në dyshim integritetin e bashkësisë diplomatike të Bashkimit Evropian në Tiranë për qendrime të shprehura në cilësinë e tyre institucionale janë krejtësisht të papranueshme. Deklaratat dhe veprimet e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian përfaqësojnë qëndrimet dhe pikëpamjet e BE-së.

Ne përsërisim mbështetjen tonë të plotë për punën e shkëlqyer që Ambasadori i BE-së dhe Delegacioni i BE-së po bëjnë për ta sjellë vendin më pranë Bashkimit Evropian.

Bashkimi Evropian, të gjithë përfaqësuesit e tij dhe vendet anëtare po punojnë për t?i mbështetur në mënyrë efektive përpjekjet e Shqipërisë për t?i çuar përpara reformat thelbësore në dobi të qytetarëve shqiptarë.

Ne besojmë se respekti dhe bashkëpunimi është i garantuar nga të gjithë aktorët në vend, me qëllim promovimin e partneritetit tonë me Shqipërinë./CNA.al





Lajmet e fundit nga