web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Belind Këlliçi zbulon arsyen e vërtetë të “arratisjes” së kryministrit Rama në Riad

22 Nëntor 2019, 20:45, Politikë CNA

Edhe pse ishte nisur nga Tirana për një ekspozitë të tijën në SHBA, kryeministri Rama postoi sot në rrjetet sociale, dy foto me Princin e kurorës në Arabinë Saudite, Muhammed Bin Salmani.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar dhe kreu i  i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.

Sipas Këlliçit, arsyeja e vërtetë e vizitës së Ramës në Rijad, është që të shesë pikturat e tij, në këtë mënyrë pretendon se mund të justifikojë pasurinë e tij në ?ditën e gjykimit të madh?.

?Nderkohe qe kryetari i PD Lulzim Basha po lobon per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, po kerkon ndihmen e qeverive kryesore te BE dhe zyrtareve te larte te BE per ta ndihmuar Shqiperine ne tejkalimin e krizes politike, garantimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme, shkeputjen e lidhjeve te politikes me krimin, ngritjen sa me pare te institucioneve te drejtesise, drejtesise se vertete qe nuk mbron, por ndeshkon zyrtaret e korruptuar, te lidhur me krimin qe blejne vota, Edi Rama vazhdon turin e tij prej sheiku, duke shitur piktura e hapur ekspozita.

Per fajin e Edi Rames, Shqiperia ka bere regres ne rrugen drejt BE duke shtuar kushtet vit pas viti. Shqiptaret po shperngulen dhe shpopullojne vendin duke shkuar rrugeve te botes si azilkerkues, nderkohe qe ai i sfidon duke pozuar ne Riad, me Princin e Kurores dhe me librin e tij te pikturave ne duar.

Ne fakt Edi Rama e ka nje hall prandaj ka shkuar ne Riad per te shitur pikturat e tij, sepse ne kete menyre pretendon se do te justifikoje pasurine ne diten e gjykimit te madh!?, shkruan Këlliçi në reagimin e plotë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga