web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga akuzat për fshehje të pasurisë te vendime të paligjshme/ Kush është gjyqtari që liroi Florenc Çapjan

21 Nëntor 2019, 09:43, Kronika CNA

Një ditë më parë, Gjykata e Elbasanit, vendosi lirimin nga burgu të Florenc Capjas, i akuzuar për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Vendimi u mor nga gjyqtari Tomorr Kullolli.

Ndërkohë, ditën e sotme ka ardhur një reagim i fortë nga Policia e Shtetit, e cila e cilëson vendimin si të paligjshëm. Ndërsa bën kronologjinë e ngjarjes për të cilën akuzohet dhe është vënë në pranga Çapja, policia e cilëson si person me rrezikshmëri dhe drejtues të një grupi kriminal të rrezikshem kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale.

Ndër të tjera në reagimin e Policisë thuhet se ?Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmëri te lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë?.

Por, kush është gjyqtari që liroi nga burgu Florenc Çapjan.

Vendimi për lirimin e Florenc Çapjas, është marrë nga gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, Tomor Kullolli.

Tomorr Kullolli në vitin 2015 është paditur nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për fshehje të pasurisë.

Po ashtu, Kullolli është një ndër 13 gjyqtarët për të cilët Ministria e Drejtësisë, ka propozuar masa ndëshkuese për shkelje që ata kanë bërë gjatë ushtrimit të detyrës. Por, që u ?amnistua? nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Po ashtu gjyqtari i Elbasanit Tomor Kullolli, ka liruar nga burgu, Thanas Bekon, i akuzuar për ?Vjedhje me dhune? e kryer në bashkëpunim dhe ?Heqja e paligjshme e lirise? e kryer në bashkëpunim.

Beko u la me masën e sigurisë ?arrest shtëpie? nga gjykata e Elbasanit, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Por, ai u arrestua sërish, vetëm shtatë ditë pas lirimit nga gjyqtari Tomor Kullolli./ CNA.al

Zbardhet mbledhja e KLD/ Ja 13 gjyqtarët e amnistuar nga shkeljet

Lirimi i Florenc Çapjas dhe Suel Çelës/ Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin: Vendim i paligjshëm, i jep krah krimit

Nga martesa me kredi tek mijëra euro të ardhura/ Karrierra e Sandër Simonit në pikëpyetje

Nën hijen e Krimeve të Rënda/ Gjyqtari me dhjetra llogari bankare zhvat buxhetin e shtetit





Lajmet e fundit nga