LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga martesa me kredi tek mijëra euro të ardhura/ Karrierra e Sandër Simonit në pikëpyetje

21 Gusht 2019, 10:16, Vetingu CNA
Nga martesa me kredi tek mijëra euro të ardhura/ Karrierra e

Kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sandër Simoni nga martesa me kredi është shndërruar në një supermen që bën disa punë njëherësh.

Madje-madje punon edhe në fundjavë. Por, pavarësisht se ka zaptuar universitetet private ndër vite, Simoni ka marrë një kredi sociale.

Se çfarë ka bërë në gjykatë se çfarë drejtësie ka dhënë Simoni, vetëm ai e di.

Se të angazhohesh në Shkollën e Magjistraturë dhe të paktën edhe në tre universitete private, apo edhe në projekte të ndryshme si hartime manualesh e të tjera dhe nga ana tjetër  deklaron se ka punuar jashtë orarit në gjykatë dhe ka përfituar honorare e shpërblime të posaçme, i bie që ai të jetë një supernjeri që vetëm punon, gjë që ngjall dyshime.

Marrësi i kredisë sociale, për më tepër ka edhe një bashkëshorte që përfiton mijëra e mijëra euro nga OSBE, nga puna si notere apo edhe si konsulente.

Sipas asaj që deklaron pranë ILDKPKI, duket se drejtësia vetëm në dorë të tij dhe të bashkëshortes ka mbetur se nuk ka juristë të tjerë, apo tre-katër punësimet janë kthime nderesh dhe larje hesapesh.

Pavarësisht të ardhurave marramendëse, patundshmërinë e deklaron të kufizuar. Sido që pedagogu i ish “Kristali”-t të famshëm, Sandër Simoni, të mundet të justifikojë pasurinë, a do të mundet të justifikojë lidhjen me Valdrin Pjetrin, të dënuarin nga drejtësia italiane për trafik droge.

CNA.al ka shkruar më herët se Pjetri dhe Simoni janë kushërinj të parë, përkatësisht djem tezesh.

Logjikisht ai nuk mund të mbajë përgjegjësi për kushëririn, por juridikisht po.

Gjatë procesit të Vettingut, ka pasur shkarkime të gjyqtarëve dhe prokurorëve vetëm pse bashkëshortët, në kohën kur nuk i njihnin ende s’ kishin paguar taksa.

Gjithashtu ka pasur shkarkime të gjyqtarëve e prokurorëve për shkak të kunetërve. Në këto rrethana karriera te kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Sandër Simoni rrezikohet.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij, pranë ILDKPKI-së.

Viti 2003

Shtëpi 2 katëshe, me sip 300 m2, e trashëguar.

Tokë bujqësore 6 600 m2, përfituar sipas Ligjit 7501.

Tokë, truall 900 m2 e trashëguar.

Ullishte, 900 m2, përfituar sipas Ligjit 7501.

Autoveturë, Ford 4+1, blerë me kursimet familjare.

Paga si gjyqtar, në shumën 0,597 milionë/lekë.

Të ardhura si pedagog, në shumën 0,640 milionë/lekë.

Viti 2004

Paga nga Gjykata e Krimeve të Rënda, në shumën 108 570 lekë.

Të ardhura, si ekpert dhe trajnues, 90 000 lekë.

Kontratë shërbimi individuale si ekspert, tek Komiteti i Helsinkit në shumën 300 euro.

Të ardhura si ekspert trajnues nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 1 100 USD.

Viti 2005

Prenotim për një apartament me sip.162 m2 në Tiranë, me vlerë 6 500 000 lekë.

Shtesë, kursime nga të ardhurat në shumën 500 000 lekë.

Llogari rrjedhëse 12000 lekë.

Paga si gjyqtar i Krimeve të Rënda në shumën 1 412 840 lekë.

Pedagog i jashtëm nga Shkolla e Magjistraturës, 156 680 lekë.

Kontratë si ekspert për trajnim gjyqtarësh në shumën 600 euro.

Kontratë si eksperte na IOM në shumën 500 USD.

Kredi bankare, 500 000 lekë, shlyer 23 710 57 lekë, ndërsa pashlyer 4 988 789 43 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë.

Viti 2006

Të ardhura nga paga, si kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe shpërblimet në shumën 1 055 403 lekë.

Të ardhura nga trajnimet, në shumën 600 euro.

Kursime në shumën 800 000 lekë.

Shpërblim i posaçëm, në shumën 96 310 lekë.

Dieta, dhe shtesë në shpërblime në shumën 156 680 lekë.

Kontratë si ekspert, trajnues nga OSBE në shumën 600 euro.

Të ardhura si pedagog i jashtëm, shkolla e magjistraturës në shumën 156 680 lekë.

Shpërblim si anëtar i bordit të zyrës së administrimit gjyqësor në shumën 10 857 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 248 526 lekë, ndërsa pashlyer shuma 4 863 607 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Janë shlyer 250 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga si gjyqtar dhe kryetar Gjykate si dhe shpërblim në shumën 1 575 879 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia dhe si anëtar bordi në ZABGJ në shumën 248 396 lekë.

Pakësim i kursimeve. Shuma 800 000 lekë.

Të ardhura nga paga, si gjyqtar dhe si kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe shpërblimet në shumën 1 063 460 lekë.

Shpërblim i posaçëm si gjyqtar dhe shpërblim vjetor në shumën 139 689 lekë.

Të ardhura nga orët jashtë dhe festat zyrtare në shumën 372 730 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 170 226 lekë.

Shpërblim si anëtar i ZABGJ, në shumën 78 170 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga OSBE për katër muaj në shumën 2 927 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526, ndërsa pa u shlyer shuma 4 723 067 lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Kredi konsumatore për mobilim shtëpie dhe për ceremoninë e martesës në shumën 700 000 lekë. Janë paguar 9 500 lekë, ndërsa detyrimi i papaguar është 609 500 lekë.

Bashkëshortja, Alba Jorganxhi, apartamenti bamimi 70 m2 përfituar nga privatizimi në vitin 1992.

Bashkëshortja, Alba Jorganxhi, të ardhura nga paga si asistente ligjore pranë OSBE në Shqipëri në shumën, 8 781 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 333 764 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 132 328 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm pranë fakultetit juridik në shumën 180 000 lekë.

Të ardhura nga anagazhimi si ekspert nga OSBE në shumën, 2 740 euro.

Paga si gjyqtar, orët jashtë orarit dhe shpërblimet në shumën 1 333 764 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 132 128 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, 180 000 lekë.

Shpërblim si trajnues dhe hartues i manualit artificial, në shumën 2 740 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 9053 04 euro.

Të ardhura të bashkëshortes, përfituar nga përkthimi i një libri në shumën 372 010 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 28 4526 84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 438 530  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 114 154 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 51 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 530 914 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm ën Universitetin Marin Barleti në shumën 110 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 10 206 96 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes në shumën 826 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 520 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 416 394  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë makinë në vlerën 840 000 lekë.

Viti 2010

Ka blerë një automjet tip Ford, prodhimi i vitit 1997 në bashkëpronësi me bashkëshorten me vlerë 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 486 798 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 56 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 850 770 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 140 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, OSBE, në shumën 10 951 46 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 1 200 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 520 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 236 108  lekë.

Detyrim firmës deri në fund të punimeve në shumën 500 000 lekë. Detyrim i pashlyer 250 000 lekë.

Viti 2011

Ka bërë regjistrimin e ap. me sip. 116 m2, me vlerë 6 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 245 376 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 89 200 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm ën Universitetin Marin Barleti në shumën 268 650 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 530 840 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 10 860 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 513 dollarë.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526, 84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 4 076 482, 08  lekë.

Viti 2012

Pakësim i llogarisë bankare me 984 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 385 125 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 221 580 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 90 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 11 114 euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si konsulente në shumën 1 070 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, shlyer 284 526  84 lekë ndërsa pa u shlyer shuma 3 939 757 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 538 709 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i Jashtëm në Universitetin Marin Barleti në shumën 44 600 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në fakultetin juridik, universiteti Kristal, në shumën 195 801 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagod i jashtëm në Albania University në shumën 129 600 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, Alba Jorganxhi OSBE, në shumën 11 565  euro.

Të ardhura nga veprimtaria e bashkëshortes si notere në shumën 522 610 lekë.

Të ardhura nga veperimetari konsulence të bashkëshortes në shumën 5 068 euro.

Kredi bankare për blerje apartamenti 500 000 lekë, mbetur pa u shlyer shuma 3 771 118.53 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si gjyqtar, 1 699 425 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës, 101 700 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në ?Albania University?, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 151 200 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm pranë Universitetit ?Marlin Barleti?, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 47 630 lekë

Bashkëshortja, të ardhura nga Departamenti i Ligjit dhe i të Drejtave të Njeriut, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, si drejtuese projekti, 13 663 euro.

Bashkëshortja, të ardhura nga aktiviteti si notere publike, Dhoma e Noterisë Tiranë, 629 494 lekë.

Bashkëshortja, të ardhura nga shitja e një automjeti ?Mercedez Benz?, 500 000 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 597 100 lekë.

Bashkëshortja, kredi bankare në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 euro, shlyer tërësisht në dhjetor 2014.

Viti 2015

Ka shitur automjetinn 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar, shpërblimi dhe orët shtesë në shumën 1 708  428 lekë.

Të ardhura si pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 156 598 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm në ?Albania University?, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, 136 000 lekë.

Të ardhura nga honoraret si anëtar i Komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve në shumën 21 250 lekë.

Të ardhura nga paga dhe honoraret e bashkëshortes në shumën 14 700 euro.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes në shumën 438 549 lekë.

Kredi bankare, shuma 5 milionë lekë, afati 300 muaj, norma e interesit 3 %, detyrimi financiar i pashlyer, 3 313 100 lekë.

Bashkëshortja ka blerë automjet me vlerë 300 000 lekë.

Viti 2016

Paga si kryetar gjykate, orët shtesë, paga e 13-të, në shumën 1.755.193 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, eskpert pranë shkollës së magjistraturës, pranë Fakukultetit ?Gjelogji-Miniera? në shumën 160.150 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog  i jashtëm në Albania University në shumën 70 592 lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert-trjanues i projektit të anti-trafikimit të financuar nga Caritas në vlerën 310.660 lekë.

Të  ardhura nga honoraret si anëtar i komisionit për mbrojtjen e gjyqtarëve pranë Këshillit të lartë të Drejtësisë në shumën 34.000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si këshilltare ligjore pranë organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë,  në shumën 14.595 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, zyrë noterie e bashkëshortes, në vlerën 40 493 lekë.

Të ardhura nga kontrata e shërbimit, Akademia Ndërkombëtare e parimeve të Nurembergut në shumën 500 euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.526.84 lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.233.792 lekë.

Viti 2017

Paga si gjyqtar/ Kryetar Gjykate, orë shtesë, paga 13-të,  Gjykata e Shkalles së Parë për Krime të Rënda, Rruga, në shumën 1, 870.434 lekë.

Të ardhura nga leksionet si pedagog i jashtëm, përgjegjës stazhi, ekspert pranë Shkollës së Magjistraturës, dhe udhëheqës teme, në shumën 296, 467 lekë.

Të ardhura nga honoraret e mësimdhënies si pedagog i jashtëm, Universiteti Albania University, Fakulteti i Shkencave Shoqërore Programi i studimeve Master, në shumën 57 014 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja si anëtar në mbledhjet e Bordit drejtues të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor. Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, në shumën 32, 087  lekë.

Të ardhura nga angazhimi si ekspert në hartimin e manualit mbi tralikimin e qenieve njerëzore, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), Prezenca në Shqipëri, në shumën  1 600  Euro.

Të ardhura nga paga/ dieta e bashkëshortes Alba Jorganxhi, në shumën 16,871 euro.

Të ardhura nga aktiviteti privat i bashkëshortes Alba Jorganxhi ,në shumën 187,837 .

Të ardhura të tjera konsulence të bashkëshortes Alba Jorganxhi, sipas deklarimit bashkengjitur. 2,034 USD dhe 1,000 Euro.

Kredi bankare për banesë, shuma 5 000 000 lekë, afati 300 muaj, interesi 3 përqind, kësti mujor 23 710 57 lekë, disbursuar me datë 22.12.2005. Është paguar shuma 284.52o lekë, ndërsa rezulton pa paguar shuma 3.043. 679  lekë.

Shpenzime për shkollimin e fëmijës, 2700 euro./CNA.al

Lajmet e fundit nga