Connect with Us

Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Politikë

Rrjeti 5G/ Gjenerali amerikan jep alarmin, ja rreziku që kanoset

Publikuar

-

Gjeneral amerikan James Jones ishte i pranishëm sot në konferencën “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”.

Në fjalën e tij, Gjenerali amerikan James Jones i kushtoi një rëndësi të veçantë rrjetit 5G dhe luftës me Kinën.

Sa i takon Rusisë, ai theksoi se është një fuqi në rënie, ndërsa shqetësimi kryesor është Kina dhe tentativa për të kontrolluar të dhënat globale përmes teknologjisë 5G.

“Teknologjia 5G do të jetë sistemi që mbërthen sensorët, do të bëjë që të gjithë të jenë më funksionalë dhe më të zgjuar. Vendet që do të rrokullisen të parët do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes, do të krijojë begati për të përmbushur angazhimet ndaj miqve dhe aleatëve. Rusia një fuqi në rënie është shqetësim strategjik. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, 5G mund të përdoret për të kontrolluar të dhënat globale. Kina ka qëllimet e saj strategjike për pajisjet e saj të rrjetit.

LEXO EDHE:  Vdekjet nga ndotja/Shqipëria ia kalon edhe Kinës

Kina e shikon përdorimin e pajisjeve 5G si platforma tregtare inteligjente që vendosen në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë botën. Ato i japin në dorë një lak shumë të fuqishëm. Kalimi në 5G i ofron miqve të SHBA një mundësi të artë për të ndërtuar një siguri më të madhe kibernetike për të përmirësuar sigurinë e rrjeteve tona. Diskutimet për 5G po bëhen gjithnjë e më serioze. Shqipëria ka treguar qartë se është pjesë e luftës dhe tani është koha e duhur për të bërë më shumë” tha ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Metodologjia e re e zgjerimit/ Rama: Të thonë të vërtetën, mos mbetet topi në derën tonë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka folur pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Rama u shpreh se miqtë tanë europianë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet topi si zakonisht, në derën tonë.

“Ajo që them është që pavarësisht se çfarë do të vendosin, miqtë tanë është mirë të fillojnë të thonë të vërtetën dhe të mos mbetet gjithmonë, si zakonisht topi në derën tonë kur faktikisht krosimi i gjatë dhe nxjerrja e topit nga fusha vjen si rezultat i diskutimit të brendshem”, tha Rama.

Sipas tij, ka dakordësi për metodologjinë e e re dhe një përpjekje të rilindur të zgjerimit

LEXO EDHE:  Populistët e mallkuar

LEXO EDHE:  Vdekjet nga ndotja/Shqipëria ia kalon edhe Kinës

“Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.”, u shpreh me tej Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidentja e KE-së: Metodologjia e re i hap rrugë çeljes së negociatave para samitit të Zagrebit

Publikuar

-

Nga

Në përfundim të takimi jo zyrtar ku është diskutuar metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një prioritet.

Për Von der Leyen, metodologjia e re i hap rrugë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, mundësisht para Samitit të Zagrebit.

“Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton status quo-n e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së. Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë”, tha Ursula von der Leyen./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë u ulën paska me vështirësi”/Rama nga Brukseli: Mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim për median, përpara tryezës së përbashkët të “BE dhe krerëve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor”

Rama shprehet se të gjithë u ulën paska me vështirësi sot në Bruksel, kështu që, sipas tij, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.

Më tej, Rama tha se nesër do të jetë një ditë e madhe pasi kemi Konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit

Të gjithë u ulën paska më vështirësi sot në Bruksel, është një lloj sinjali se mbërritja për ne nuk do të jetë e lehtë.
Por, në të njëjtën kohë i jemi mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Europian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë porcesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim e të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që të rezultojë si një platformë mirëkuptimi Brenda shteteve anëtare. Po kështu, për ne, Shqipërinë, është një ditë e madhe sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmetit dhe shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet, mbështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, shprehet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE