web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Presioni politik ndaj KED dhe Vitore Tushës”/ Reagon Meta: S'ka Rilindje që e shpëton Dvoranin

17 Nëntor 2019, 16:23, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke dënuar ashpër sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Sipas Metës garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Ndërsa paralajmëron se një video po përgatitet.

?Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!?, shkruan Meta në videon e plotë./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga