52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka reaguar pas sulmit të ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj ndaj Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bardhit, sulmi i Xhafajt është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.
Bardhi ka ironizuar Xhafajn teksa shprehet: E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake.
?Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku?, shprehet Bardhi.
Reagimi i plotë:
Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, mbi sulmin e Fatmir Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetuese
Sulmi i vëllait të Geron Xhafës ndaj Gjykatës Kushtetutese përse zbatoi Kushtetutën dhe jo urdhrat e Partisë është i papranueshëm dhe bie ndesh me qëllimin e Reformës në Drejtësi, që politika të rrijë larg vendimmarrjeve të gjyqësorit.
E kuptojmë që vëllai i Geronit kërkon që të ketë në Gjykatën Kushtetuese një person që betohet tek zyra e tij për shërbime partiake, por Kushtetuta është e qartë në tre pika:
1. Emërimi i 3 gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese bëhet nga Presidenti i Republikës dhe jo nga Dvorani i Partisë në KED (neni 125 i Kushtetutës).
2. Gjyqtari i emëruar që të fillojë detyrën duhen të betohet përpara Presidentit të Republikës dhe jo në zyrën e Fatmir Xhafës apo selinë e Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të betohet që do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, dhe jo pushtetit popullor dhe Statutit të Partisë Socialiste (neni 129 i Kushtetutës).
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka shpallur asnjë fitues, sepse nuk e ka këtë kompetencë (neni 149/d i Kushtetutës). Dvorani i Partisë ka bërë veprime administrative të paligjshme në zbatim të urdhrave të Partisë, por ato nuk janë vendime të organit kolegjial KED, por vendime personale të ushtarit të vëllait të Geronit në KED.
Ata që spo lenë organ të ri të drejtësisë pa futur duart, me monovra kriminale, politike, qëllimkëqija dhe antikushtetuese, duhet të kuptojnë se zbatimi korrekt dhe sipas Kushtetutës i Reformës në Drejtësi është parakusht për ecurinë e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Drejtësia e re nuk bëhet me shërbëtor partiak, por me individë që respektojnë Kushtetutën dhe zbatojnë atë në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Arta Vorpsi me sjelljen prej shërbëtorje politike humbi çdo mundësi për të qenë, ligjërisht dhe moralisht, gjyqtare e Gjykatës Kushtetutese. Ajo u provua se ishte e renditur e parë, jo për aftësi e profesionalizëm, por për miqësi me Fatmir Xhafën dhe ushtarët e tij në KED Ardian Dvorani e Arta Marku.
Reforma në Drejtësi duhet të zbatohet vetëm sipas Kushtetutës! Vetëm kështu drejtësia e re përmbush standardet e vendeve partnere që na ndihmuan në realizimin e saj./CNA.al
Presidenti Ilir Meta ka pritur në Tiranë ambasadorin Sam Bro...
Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka reaguar lidhur me...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka përkujtuar sot 75-vje...
Gjatë takimit të kreut të PD, Lulzim Basha me fermerët e Myz...
Kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar qeverinë si një kalçet...
“Fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universi...
Kreu i PD, Lulzim Basha ndodhet sot në Divjakë ku po zhvillo...
Zëvendës kryeministri Erion Braçe ka sulmuar opozitën jashtë...
Bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama është “kapur mat” ...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kërcënimi i...
“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu ës...
Në vijim të takimeve në Kongresin e SHBA, kryetarja e LSI, M...
Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon edhe sot turin e tij nëpër...
“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kësh...
Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike...
Sekratari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla...
Garimi i Maiklen Mishës, djali i ish-anëtarit të Autoritet...
Ish presidenti Bamir Topi, është i ftuar mbrëmjen e sotme në...
Ish kreu i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një po...
Partia Socialiste ka zhvilluar sot zgjedhjet për përzgjedhje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...