Connect with Us

Refuzimi i negociatave/ Ruçi kritikon sërish BE

Politikë

Refuzimi i negociatave/ Ruçi kritikon sërish BE

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi mori pjesë mëngjesin e sotëm në konferencën, “Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë”.

Por, gjatë fjalës së tij, Ruçi është ndalur tek refuzimi i BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku nuk ka kursyer edhe kritikat e forta.

Kryeparlamentari Ruçi kritikoi edhe njëherë vendimin e BE-së, ndërsa theksoi se kjo nuk dëmton vetëm rajonin, por edhe vetë sigurinë e BE-së.

“Kjo dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por vetë sigurinë në BE. NATO dëmtohet nga këto qëndrime konfuze të BE-së. Jemi në kryqëzimin e ndikimeve të huaja, por jo të gjitha vendet në Ballkan kanë perspektivën perëndimore si Shqipëria” tha Ruçi.

LEXO EDHE:  U bëmë gazi i botës/ Berisha tregon veprimin që mbylli dyert e negociatave me BE-në

Më tej, ai shtoi se “Nuk mendoj se refuzimi i KE për hapjen e negociatave do pasohet direkt nga rritja e influencës ruse dhe kineze. Por duhet të pranojmë se jo të gjitha vendet e rajonit kanë të njëjtin vizion Perëndimor si Shqipëria. Disa nga fqinjët tanë janë më pak të imunizuar nga influencat jo perëndimore dhe kjo bën rajonin tonë më të dobët dhe më të thyeshëm ndaj tyre”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama vlerëson Luljeta Bozon/ Nuk përmbahet Paloka: “E rrëmbeu për ta bërë pjesë të shfaqjes së tij”

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka pritur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo.

Rama i kërkoi ndihmë Bozdos për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka i cili e quan një show të qeverisë.

Prape shoë e asgje tjeter…Vetem se vuri re qe ing . Luljeta Bozo u be figure e pelqyeshme ne media, “e rrembeu” per ta bere pjese te shfaqjes se tij boshe . Ka me qindra inxhiniere e profesioniste e Luljeta eshte vetem njera prej tyre qe jo vetem nuk jane vleresuar, por dhe jane perbuzur e poshteruar, nga nje njeri qe spaletat ja ka vene krimineleve dhe ordinereve .”, shkruan Paloka në reagimin e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Këshilli i Ministrave merr vendimin/ Pezullohet nga detyra Arben Malaj

Publikuar

-

Nga

Pezullohet nga detyra, Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Mësohet se Malaj është pezulluar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Në korrik të këtij viti 28 deputetë të Partisë Socialiste kërkuan shkarkimin e Malajt me arsyetimin për shkelje të etikës.

Në vendim thuhet:

“Në mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës  dhe të pikës 1,  të  nenit  47,  të  ligjit nr. 8269,  datë 23.12.1997,  “Për Bankën  e  Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave VENDOSI:

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Komisioneri Hahn jep lajmin e mirë për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Vendimi për negociatat/ Vasili: Nuk hapen as pas 10 vitesh

Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.
Propozimin Kuvendit të   Republikës   së Shqipërisë për shkarkimin  e z. Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë. Ky vendim hyn në fuqi  menjëherë”.

Më herët gjatë kësaj vete, 28 deputetë të Partisë Socialiste, kërkuan ta shkarkonin si anëtar bordi për shkelje të etikës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama thërret në zyrë inxhinieren Bozdo/ Kryeministri i kërkon ndihmë: Do ishte shumë pozitive

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në zyrën e tij, inxhinieren Luljeta Bozo.

Rama i kërkoi ndihmë Bozdos për fazën e ekspertimit të godinave të cilat janë dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Ajo që unë doja në fakt tju kërkoja meqë janë angazhuar, mendoj që do ishte shumë pozitive nëse ju do të na ofronit ndihmë. Po bëjmë një paketë të thjeshtë standardesh të riparimit. Ne duam që ti supervizionojmë vetë në ato raste kur kompanitë do të marrin përsipër që t’i riparojnë vetë, gjithsesi ne do ti’ supervizionojmë vetë. Nëse ju do të na ndihmonit në këtë proces jeni një burim sigurie më shumë për njerëzit”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  “Është keq të bësh burg tani”/ Deputeti fyen Metën

LEXO EDHE:  Drejtësia/ Bashkimi Evropian: Shpresojmë te dakordësia e Bashës

“Tani fillon kjo ekspertiza, unë këtu e kam merakun sepse nuk ka mundësi një grup t’i mbulojë të gjitha. Një rast konkret, shkon i huaji thotë godina s’ka gjë. Vete njësia vendore me specialistët që ka dhe i vë shiritin”, tha Bozdo./CNA.al

LEXO TE PLOTE