web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hajdari takon Vjosa Osmanin/ Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia

15 Nëntor 2019, 12:14, Politikë CNA

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot kandidaten për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hajdari bën me dije se gjatë takimit, Osmani ka ndarë eksperiencën e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

?Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament?, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Znj. Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë.
Bisedë frytdhënëse ku Znj. Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament.
I uroj shumë suksese Znj. Osmani, dhe shpresoj të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona./CNA.al





Lajmet e fundit nga