web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bindet edhe Meta/ Basha i shërben Ramës

15 Nëntor 2019, 09:55, Politikë CNA

CNA.al në shumë analiza dhe komente, ka sjellë me fakte detaje që tregojnë se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë në marrëveshje.

CNA.al ka shkruar edhe më parë se Basha i shërben Ramës dhe jo pak herë ka ndërmarrë veprime që mbulojnë skandalet e qeverisë, ndërsa kjo e fundit në zbatim të pazareve Rama-Basha i mbulon skandalet këtij të fundit.

Një rast i tillë ishte edhe ngjarja e fundit. Ndërhyrja në Astir në kohën që në media bëri bujë lajmi se prokurorët e ?kapur nga Rama?, po shpëtojnë Lulin nga hetimi për lobimet me para ruse, u duk qartë se ishte një veprim i  kryeministrit për të shpëtuar Bashën.

Por që Basha i shërben Ramës, kjo tashmë është kuptuar edhe nga vetë presidenti Ilir Meta.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut, Meta tha kishte kritika të forta edhe për vendimet e opozitës ?PD dhe LSI janë më afër qeverisë se Presidenti. Me ato që kanë bërë ata i kanë shërbyer qeverisë. Duke ikur nga Kuvendi kanë lënë njerëzit e papërfaqësuar. E kanë kthyer opozitën në OJQ, i kanë nxjerrë njerëzit kot në rrugë.

Edhe presidentin e kanë ekspozuar përballë mazhorancës. Rama ka marrë parlamentin me vendimin e Lulit dhe të Monës.?-tha Meta./ CNA.al

Faktet/ Qeveria sulmoi Astirin pas pazareve me Lulzim Bashën





Lajmet e fundit nga