web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Sandër Lleshaj hajdut pronash"/ Klevis Balliu publikon dokumentat

14 Nëntor 2019, 22:03, Politikë CNA

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka hedhur akuza të rënda ndaj Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj duke e cilësuar këtë të fundit si hajdut pronash.

Duke paraqitur fakte dhe prova në emisionin ?Open? në Top Channel, Balliu është shprehur se Ministri Lleshaj duke grabitur ka dyfishuar sipërfaqen e pronave të tij në Maminas.

?Po ua lë të gjitha dokumentet këtu, i kam me mijëra dhe nuk më nevoitet asnjë prej tyre. Në qoftë se një qeveritar më hedh poshtë qoftë edhe një presje të vetme të këtyre dokumentave që po nxjerr këtu tërhiqem nga kjo kauzë.

Në këto dokumente vërtetohet me fakte se Sandër Lleshaj është hajduti më i madh i pronave. E kam të dokumentuar se si ai vjedh pronat së bashku me vëllain dhe të atin e tij Ndue Lleshi në Maminas në Durrës, 24 km larg Astirit. Kanë dyfishuar madhësinë e sipërfaqes së tokës të zabtuar?, është shprehur Balliu./CNA.al





Lajmet e fundit nga