Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Gara për Prokuror të Përgjithshëm, tashmë ka hyrë në fazën finale. Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi intervistat me tre kandidatët, përkatësisht Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela.
Ndërkohë sot KLP bëri renditjen e kandidatëve sipas pikëve, ku të parin në listë ka rednitur Olsian Çelën me 459 pikë, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406. Në vend të tretë është renditur Fatjona Memçaj me 362.
Më pas kjo listë do t?i shkojë Parlamentit për votim dhe kandidati fitues duhet të marrë 84 vota.
Nëse brenda 30 ditëve nga ky moment, asnjë prej kandidatëve nuk arrin të marrë 84 vota, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e KLP shpallet automatikisht Prokuror i Përgjithshëm.
CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e tre kandidatëve për Kryeprokuror.
Sa i takon Olsian Çelës, përgjatë viteve si prokuror, nuk është lakuar negativisht, as nga ana profesionale dhe as nga aspekti i pasurisë.
CNA.al ka zbardhur pasurinë e deklaruar nga Çela për ndër vite, sipas të dhënave të marra nga ILDKPKI, por referuar edhe të dhënave të Open Spending Albania.
Të ardhurat, rezulton t?i ketë vetëm nga paga. Në fakt, duket e çuditshme, pasi nuk jemi mësuar të shohim Prokuror të Përgjithshëm të varfër. Sidomos nëse kujtojmë ish kreun e organit të akuzës, Adriatik Llalla.
Çela e ka nisur punën si prokuror, me një apartament 2+1, me një autoveturë ?Benz? 190 me vlerë 300 000 lekë. Në vitin 2004, ai ka deklaruar vetëm pagën, ndërsa në 2005, ka shitur Benz-in në shumën 200 000 lekë.
Në 2005, dhe 2007 nuk ka asnjë ndryshim nga pasuria, e tij.
Në kohën që drejtonte Krimet e Rënda përgjatë viteve 2008 -2012, ai deklaron pasuri të trashëguar.
Kështu në vitin 2008, ai ka kursime në në shumën 500 000 lekë si dhe një pasuri të patundshme tokë bujqësore i fituar me trashëgimi në vitin 2008 në bashkëpronësi me familjarë të tjerë në Fier.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar depozitë bankare në shumën 507 797 lekë, bono thesari në shumën 1 900 000 lekë, në vitin2010 ai ka deklaruar kursime në shumën 1 300 000 lekë,në vitin 2011 ka deklaruar kursime 1 000 000 lekë, si dhe tre raste kur ka marrë borxhe në shumat,900 000,800 000 dhe 700 000 lekë, për të blerë një apartament, ndërsa në vitin 2012 ai ka deklaruar kursime 700 000 lekë, kontratë qiraje financiare për një automjet në shumën 9 344 euro si dhe të ardhurat nga pagat.
Pas largimit nga drejtimi i i Krimeve të Rënda, në vitin 2013 ai ka deklaruar kursime 500 000 lekë, të ardhura nga qiraja e banesës në shumën 180 000 lekë si dhe të ardhura nga qiraja e tokës bujqësore në Fier, në shumën 30 000 lekë, në vitin 2014 ai ka deklaruar kursime në shumën 500 000 lekë, në vitin 2015 ai ka deklaruar se i ka kaluar të drejtat e pronësisë të apartamenti një personi tjetër kundrejt shumës 66 000 euro, ka blerë një njësi, (që nuk e përcakton se çfarë është apartament, garazh, lokal apo diçka tjetër), me sipërfaqe 77.8 metër katror, në shumën 78 500 euro, kursime në shumën 350 000 lekë si dhe të ardhurat nga paga e shpërblimet.
Ndërsa, në vitin 2016 ai ka deklaruar se janë pakësuar kursimet në lekën të realizuara nga të ardhurat e vitit 2015 në masën 100 për qind. Shuma e pakësuar është 350 000 lekë.
Për të lexuar zbardhjen e plotë të pasurisë ndër vite të prokurorit Çela, kliko këtu.
Sa i takon Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, pasuria e saj ndër vite, sipas të dhënave të publikuara në Open Spending Albania që nga viti 2004 e deri në vitin 2016, është shtuar me një apartament, të cilin e ka blerë me bashkëshortin vitin 2007 me anë të një kredie.
Para se të bëhej kryeprokurore e përkohshme, Arta Marku ka 15 vite punë si prokurore në Rrethin e Shkodrës, ku ka mbajtur detyra të ndryshme, si shefe e njësisë task forcë në 2006 dhe zëvendës/drejtuese e prokurorisë deri në 2016, për t?u zgjedhur më pas në krye të Prokurorisë së Shtetit, mes tymit dhe flakadanëve, më 18 dhjetor 2017.
Përgjatë këtyre viteve karrierë, Marku rezulton e zhytur në kredi, madje deri në atë pikë, saqë edhe pajisjet më minimale që i duhen një familje i ka marrë me kredi.
Referuar formularit të deklarimit të pasurisë të vitit 2016, rezulton se pasuria e Markut janë paga e saj dhe e bashkëshortit. Thënë, ndryshe në shifra pasuria e Markut, kap vlerën e 2.221.286 lekë për vitin 2016.
Me këto para Marku paguan edhe dy kredi, të paktën sipas asaj që është deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë pranë ILDKPKI?së.
Kryeprokurorja ka marrë një kredi bankare për blerje pajisjesh si kondicioner, frigorifer dhe shtrydhëse frutash në shumën 263.630 lekë.
Gjithashtu ajo ka deklaruar një kredi për shtëpi, në vlerën 2.700.000 lekë, të cilën duhet ta paguajë deri në vitin 2022, me një këst mujor prej 37.000 lekë.
Në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive, Marku, ka deklaruar se të ardhurat nga paga si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, shkojnë në vlerën 1.238.813 lekë.
Marku ka deklaruar edhe të ardhurat e bashkëshortit që merr nga puna si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Shkodër, në vlerën 885.773 lekë si dhe pagesën e këstit nga Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave në Tiranë në favor po të bashkëshortit të saj, në vlerën 96.700 lekë. (Lexo këtu)
Po ashtu, CNA.al ka raportuar më parë, që vetëm një vit pas marrjes së detyrës së Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku ka porositur për blerje një apartament në një nga zonat më luksoze të Tiranës, ku çmimet variojnë nga 1000-1500 euro për metër katror.
Marku, thuhet se ia ka vënë syrin një apartamenti tek ?Komuna e Parisit?, në një nga pallatet e ndërtuara nga kompleksi ?Kika?, në këtë zonë.
Sipas informacioneve që ka grumbulluar CNA.al, Marku po blen shtëpi pranë vëllait të saj, i cili thuhet se është rezident i kompleksit Kika në Komunën e Parisit.(Lexo këtu)
Kandidatja e tretë për detyrën e Kryeprokurorit, Fatjona Memçaj ka qenë një nga prokuroret e përkrahura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
Në janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016.
Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.
Sa i takon pasurisë së deklaruar për vitin 2016, e zbardhur nga CNA.al, sipas deklarimeve në ILDKPKI, vetëm me pagën e saj dhe të bashkëshortit, prokurorja Memçaj, rezulton me kursime mbi 10 mijë euro, dhe me gjashtë gjendje llogarie.(Lexo këtu)
Olsian Çela, prokurori i “dosjeve të nxehta”/ Kandidati për Kryeprokuror jeton vetëm me pagën
Kryeprokurorja e varfër/ Zbardhet pasuria e Arta Markut
Prokurorja Fatjona Memçaj në ?ethe?/ Pasuria i ?pret? kokën?
Një qytetare, banore e Astirit e ftuar mbrëmjen e sotme në “...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike...
“Nuk ka projekt”, kështu është shprehur ish deputeti i Parti...
Gjykata Kushtetuese është kthyer në sheshbetëjën e rradhës t...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Opinion” u shpreh se Basha ...
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bër...
Në emisionin e mbrëmjes së sotme, “Open”, temë diskutimi ësh...
Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj ndërkombtarëve tek...
Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” ai tha s...
Përplasja e dy kandidaturave, përkatësisht, Arta Vorpsit dhe...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme...
Pas akuzave për falsifikim të dokumenteve të pagesave të nj...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për situatën politi...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e Ilir ...
Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në “Mbrëmja në ABC” ka...
Pas Elsa Toskës, është betuar mbi kushtetutë para Presidenti...
Ish kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka pu...
Është betuar para Presidentit anëtarja e re e Gjykatës Kusht...
Avokati-politikani i njohur Spartak Ngjela ka reaguar pas ak...
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë vizitës së saj në ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...