web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta leksion Bashës/ "Hiq dorë nga iluzionet"

14 Nëntor 2019, 21:40, Politikë CNA

Presidenti Ilir Meta i ftuar në ?Opinion? u shpreh se Basha duhet të heqë dorë nga iluzionet dhe të përballet me Ramën.

Sipas Metës, opozita nuk i ka dëgjuar këshillat e tij, qoftë për djegien e mandateve, qoftë për hyrjen në zgjedhje.

?Opozita nuk i ka dëgjuar mendimet e mia më të rëndësishme që duhet ti kishin patur në konsiderate. Edhe për të mos u larguar nga Parlamenti, edhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit që mos lindte situata me dekretin.

Unë kam përballjen dhe pjesëmarrjen në institucione si filozofi. Unë nuk kam iluzione. Unë nuk pres që të bëhen zgjedhje, që ta them më kollaj atë që thotë kryetari i opozitës, kur të bëhen, një, dy ,tre, katër do marrim pjesë! Kur të dënohet nga Prokuroria, Prokuroria që zgjodhi vetë, Ulsi Manja, që thonë ata, mqs ka vënë dorë tek zgjedhjet.

Unë iluzione të tilla nuk kam. Drejtoju popullit shqiptar! Jepi shpresë popullit shqiptar! Merr njerëzit e aftë që e kuptojnë që ky shtet po shkon në greminë në këtë mënyrë dhe përballu?, theksoi Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga