LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurorja Fatjona Memçaj në “ethe”/ Pasuria i “pret” kokën?

26 Prill 2018, 09:09, Aktualitet CNA
Prokurorja Fatjona Memçaj në “ethe”/ Pasuria i

Pastrimi i sistemit të drejtësisë, është futur në një rrugë pa kthim. Gjyqtarët, prokurorët dhe së fundmi punonjësit  e policisë i kanë zënë ?ethet? e prodhuara nga korrupsioni.

Deri më tani, falë procesit të vettingut, Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe sipas të gjitha gjasave një gjë e tillë pritet të ndodhë dhe me institucione të tjera të drejtësisë.

Gjykata, prokurori dhe polici, të kalbura nga korrupsioni kanë njollur  punën edhe të atyre pak gjyqtarëve, prokurorëve apo policëve të ndershëm.

CNA.al, disponon formularët e deklarimit të pasurisë ndër vite të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ajo që vërehet tek pjesa më e madhe atyre, është shtimi i pasurisë në një kohë rekord dhe në mënyrë të dyshimtë.

Radha për të kaluar në në sitën e vettingut  i ka ardhur Prokurores së Apelit në Tiranë, Fatjona Memçajt.

Prokurorja Memçaj do të paraqitet pranë KPK-së, në datën 30 prill në orën 11:00 ndaj të cilës do të mbahet  seanca dëgjimore.

?Fati? i prokurores së Apelit do të jetë në duar të trupës gjykuese, të përbërë nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Kujtojmë se prokurorja Memcaj, ka qenë një nga prokuroret e përkrahura nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në janar të vitit 2017, ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dërguar Sekretares së Përgjithshme të Kuvendit Albana Shtylla, listën emërore të prokurorëve që plotësojnë kushtet ligjore për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi sipas nenit 220 dhe 221 të ligjit nr. 115/2016.

Një ndër emrat ishte edhe prokurorja Fatjona Memçaj.

CNA.al sjell pasurinë e deklaruar për vitin 2016, dhe vetëm me pagën e saj dhe të bashkëshortit, prokurorja Memçaj, rezulton me kursime mbi 10 mijë euro, dhe me gjashtë gjendje llogarie.

ILDKPKI dhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë verifikuar pasurinë e prokurores Memçaj dhe kanë dorëzuar raportin pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili do të vendosë më tej për fatin profesional të prokurores.

Pasuria e deklaruar nga Fatjona Memçaj më 29.03.2017

Shitur mjeti Mercedez Benz ?Vaneo?, regjistruar në emër të bashkëshortit me kontratën e shitblerjes në datën 28.06.2016., në vlerën 2500 euro.

Pakësuar kursimet familjare ndër vite në gjendje cash nga 17 mijë euro në 10.500 euro.

Çelur llogari llogari kursimi nga bashkëshorti Dashamir Alsula me datë 31.12.2006, në shumën 4001.12 euro. Burimi i krjimit nga kursimet në cash.

Gjendja e llogarise me datë 31.12.2016, në shumën 2095.23 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 147.63 lekë.

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 579.80 lekë

Gjendja e llogarisë së bashkëshortit në shumën 38 07 lekë.

Pakësuar kursimet familjare në 1 000 euro.

Të ardhura nga puna si Prokurore e Apelit në shumën 1 220 173 lekë

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si inspektor pranë KQZ ?së, për periudhën janar-prill 2016, në shumën 201 594 lekë.

Të ardhura nga puna e bashkëshortit si ndihmës ligjor i prokurorit të përgjithshëm në periudhën 11 prill 2016 në shumën 636 836 lekë.

Marrë kredi, sipas kontratës se datës 16.02.2016 në shumën 408 000 00 lekë e cila është shlyer./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga