LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas emërimit në Prokurorinë e Apelit/ Gent Xholi blen apartament në Pogradec

14 Nëntor 2019, 10:28, Vetingu CNA
Pas emërimit në Prokurorinë e Apelit/ Gent Xholi blen apartament

Për Gjykatat dhe Prokuroritë e Apelit është dhënë alarmi që më herët nga ILDKPKI, se do të mbeten bosh.

Shkak është pasuria, të cilën duket se nuk mund ta justifikojnë dhe në këto rrethana, ILDKPKI, i ka dërguar Komisionit të Vettingut, raporte negative.

CNA.al ka zbardhur pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Apelit që janë në listën prioritare të Vettingut.

Nën hetim është subjekti i rivlerësimit, Genti Xholi, i cili është prokuror në Apelin e Tiranës.

Sipas të dhënave të siguruara nga ILDKPKI, Xholi, të ardhurat i ka nga paga e tij dhe bashkëshortes, por edhe nga interesat e depozitave bankare.

Kështu në vitet 2003 dhe 2004 , Xholi deklaron vetëm pagën e tij si prokuror në Tiranë.

Ndërsa në vitin 2005 ai deklaron edhe një kredi (overdraft), në shumën 200 000 lekë. Një vit më pas ka hapur një depozitë me afat me vlerë 509 571 lekë, ku 50% e ka bashkëshortja. Po në të njëjtin viti ai deklaron edhe një autoveturë “Opel Astra” në vlerën 2 300 euro.

Në deklarimin e vitit 2007, ai deklaron të ardhura nga interesat e depozitës me afat në shumën 16 453 lekë.

Në vitet pasardhëse, vërehet një shtim i depozitave bankare nga bashkëshortja e prokurorit, e cila deklaron vetëm pagën si ekonomiste dhe herë pas herë ndonjë overdraft, apo karta krediti.

Shtim të pasurisë së tij, ka në vitin 2010 pas emërimit në Apel, kur ka blerë një autoveturë Meecedez Benz, e markës S300, me vlerë 150 000 lekë si dhe apartament në Pogradec me sipërfaqe103.46 m2, me vlerë 4 000 000 lekë

Në vitin 2013 bashkëshortja  e tij ka blerë automjet me vlerë 2 000 euro.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Gent Xholi.

Viti 2003

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, nës shumën 586 659 lekë.

Viti 2004

Nuk deklaron as pagën.

Viti 2005

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, nës shumën 799 853 lekë.

Overdraft në shumën 200 000 lekë.

Viti 2006

Depozitë me afat, sëbashku me bashkëshorten në shumën 509 571 lekë.

Autoveture Opel Astrat me vlerë 2 300 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, nës shumën 819 420 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes i ekonomiste, në një kompani farmaceutike, në shumën 166 800 lekë.

Kredi bankare për blerje autoveture në shumën 400 000 lekë.

Dhurata të marra me rastin e martesës në shumën 500 000 lekë.

Viti 2007

Interesa nga depozita bankare në shumën 16 453 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Tiranë, nës shumën 904 488 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes i ekonomiste, në një kompani farmaceutike, në shumën 163 592 lekë.

Kredi bankare për blerje autoveture në shumën 400 000 lekë. Shuma e pashlyer është 89 179 lekë.

Viti 2008

Depozitë me afat 6 mujor me interes të akumuluar në shumën 53 141 lekë.

Depozitë mujore në shumën 120 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si drejtues i prokurorisë, shkalla e parë në Tiranë, në shumën 1 805 114 lekë.

Të ardhura të deklaruesit nga Shkolla e Magjistraturës, në shumën 102 815 lekë.

Ka mbyllur kredinë prej 400 000 mijë lekësh.

Overdraft, 450 000 lekë.

Kartë krediti, 5 000 euro.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes i ekonomiste, në një kompani farmaceutike, në shumën 855 002 lekë.

Bashkëshortja, depozitë me afat 6 mujor me vlerë 5 000 euro.

Depozitë fleksi e bashkëshortes me vlerë 2 000 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si drejtues i prokurorisë, shkalla e parë në Tiranë, në shumën 2 070 016 lekë.

Të ardhura nga pjesëmarrja në trajnimin e zhvilluar në Kosovë, në shumën 22 113 lekë.

Overdraft, 450 000 lekë.

Kartë krediti, 5 000 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga paga në shumën 778 921 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga depozita me afat 6 mujor me vlerë 98, 68 euro.

Bashkëshortja, depozitë me afat 6 mujor me vlerë 10 000 euro.

Bashkëshortja, depozitë me afat 3 mujor me vlerë 11 000 euro.

Bashkëshortja, depozitë me afat 3 mujor me vlerë 450 000 lekë.

Bashkëshortja, depozitë me afat 3 mujor me vlerë 703 000 lekë.

Viti 2010

Autoveturë Mercedez Benz, e markës S300, me vlerë 150 000 lekë, blerë në ankand në zbatim të ligjit 10160, datë 15.10.2009.

Ap në Pogradec me sip 103.46 m2, me vlerë 4 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si drejtues i prokurorisë, shkalla e parë në Tiranë, në shumën 1 711 135 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës në shumën 118 000 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga në shumën 873 355 2 lekë.

Bashkëshortja, interesa nga depozita me afat 3 mujor me vlerë 102 euro.

Bashkëshortja, depozitë fleksibël në shumën 340 000 lekë.

Bashkëshortja, overdraft në shumën 100 000 lekë.

Bashëkshortja, kredi në shumën 1 000 0000 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga dhe shpërblime si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 727 374 lekë.

Overdraft në shumën 300 000 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga në shumën 977 468, 42 lekë.

Overdraft në shumën 100 000 lekë.

Master Card në shumën 25 000 lekë.

Bashëkshortja, kredi në shumën 1 000 0000 lekë. Shuma e pashlyer është 517 657 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 167 600 lekë.

Overdraft në shumën 300 000 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 046 105 lekë.

Bashkëshortja, overdraft në shumën 220 000 lekë.

Bashkëshortja, busines Card në shumën 1000 euro.

Bashëkshortja, kredi në shumën 1 000 0000 lekë. Është paguar tërësisht.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 25 000 lekë.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 494 euro.

Viti 2013

Shitje e automjetit Opel Astra në shumën 100 000 lekë.

Trashëgimi nga nëna 678 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 152 160 lekë.

Overdraft në shumën 300 000 lekë.

Bashkëshortja ka blerë automjet me vlerë 2 000 euro.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 099 211 lekë.

Kuponë dhuratë për t?u shpenzuar në TEG në shumën 28 000 lekë.

Bashkëshortja, kursime në shumën 500 000 lekë.

Bashkëshortja, busines Card, për udhëtime në shumën 1000 euro.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 23 321.6 lekë.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 61 42 euro.

Viti 2014

Shitje automjeti në shumën 1 700 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 230 619 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1130 030 lekë.

Kuponë dhuratë për t?u shpenzuar në TEG në shumën 14 000 lekë.

Kuponë dhuratë për t?u shpenzuar në Mapo Cash&Carry, në shumën 14 000 lekë.

Bashkëshortja, investim ne fondin Prestigj, në shumën 193 384 lekë.

Bashkëshortja, investim ne fondin Prestigj, në shumën 2 000 euro.

Bashkëshortja, para cash, në shumën 150 000 lekë.

Bashkëshortja, kredi (nuk e thotë shumën). Vlera e shlyer është 904 232 04, ndërsa vlera e pashlyer është 778 419 85 lekë.

Bashkëshortja, busines Card, për udhëtime në shumën 1000 euro.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 17 887 49 lekë.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 302 13 euro.

Viti 2015

Autoveturë, nuk thuhet vlera.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 213 620 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 274 822 lekë.

Kuponë dhuratë për t?u shpenzuar në TEG në shumën 25 000 lekë.

Bashkëshortja, investim ne fondin Prestigj, në shumën 253 396 lekë.

Bashkëshortja, busines Card, për udhëtime në shumën 1000 euro.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 24 556 2 lekë.

Bashkëshortja, personal credit card e pashlyer shuma 385,6 euro.

Bashkëshortja, kredi. Vlera e shlyer është 987 425, 96 lekë ndërsa vlera e pashlyer është 829 055 93 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 225 858 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 590 053 lekë

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 737 655.

Kupon dhuratë për fëmijët në shumën 3 000 lekë.

Bashkëshortja, kredi të re, me të cilën ka mbyllur të parën. Vlera e shlyer është 850 000 lekë ndërsa vlera e pashlyer është 780 007, 18 lekë.

Viti 2017

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 257 663 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 317 034 18 lekë.

Bashkëshortja, investim ne fondin e Prestigjit në shumën 56 330 lekë.

Kursime të bashkëshortes me vlerë 240 000 lekë.

Bashkëshortja, kredi. Vlera e shlyer është 151 679 58 lekë ndërsa vlera e pashlyer është 628 327 6 lekë.

Bashkëshortja, detyrim nga karta e kreditit American Express në shumën 13 307 79 lekë.

Bashkëshortja, detyrim nga karta Visa në shumën 19 738 8 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit në Tiranë, në shumën 1 270 461 lekë.

Bashkëshortja të ardhura nga paga dhe shpërblime në shumën 1 313 548 79 lekë.

Bashkëshortja, investim ne fondin e Prestigjit në shumën 67 596  lekë.

Kursime të bashkëshortes me vlerë 123 372 27 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga