web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqtarët dhe prokurorët gënjejnë për pasurinë/ Bushati zbardh mashtrimet

12 Nëntor 2019, 11:12, Vetingu CNA

Gjyqtarët dhe prokurorët, ndërsa deklarojnë si burim të ardhurash vetëm pagat, paralelisht deklarojnë kursime, llogari dhe depozita të tërë bankare.

Por, një gjë e tillë arrrihet vetëm duke përdorur mënyra korruptive për t?u pasuruar. Fakt i gjallë dhe që e dëshmon më së miri se gënjejnë prokurorët dhe gjyqtarët ne deklarimin e pasurivë, është prokurori i Shkodrës Agron Bushati.

Ai deklaron si burim të ardhurash pagën dhe në tek tuk në ndonjë vit dhe të bashkëshortes, e cila më së shumti ka qenë e papunë.

Bushati, deri në vitin 2017 ka jetuar në shtëpinë e prindërve, për të marrë më pas një apartament me qira që i ka kushtuar 15 000 lekë muaji,

Në vitin 2016, Bushati ka deklaruar se ka marrë një overdraft në vitin 2016, pasi nuk përballonte vetëm me pagën e tij shpenzimet mujore, shkruan CNA.al.

Sipas të dhënave të ILDKPKI, Agron Bushati rezulton prokurori i më i varfër në Shqipëri.

Më poshtë po sjellim pasurinë e deklaruar nga prokurori Agron Bushati.

Viti 2003

Të ardhura nga paga në shumën 74 mijë lekë.

Viti 2004

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Shkodër në shumën 75 mijë lekë.

Viti 2005

Paga e subjektit deklarues si prokuror në Shkodër në shumën 64 435 lekë.

Viti 2006

Nuk deklaron as pagën.

Viti 2007

Të ardhura si oficer i policisë gjyqësore në Pukë në shumën 57 120 lekë.

Të ardhura vjetore, shperblimi, ne prokurorinë e Shkodrës për vitin 2007 në shumën 765 000 lekë.

Ai deklaron që banon në shtëpinë e prindërve që është e trashëguar.

Viti 2008

Të ardhura nga paga në shumën 589 398 lekë.

Viti 2009

Të ardhura nga paga në shumën 850 718 lekë.

Viti 2010

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, (për 9 muaj), në shumën 228 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 007 656 lekë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 035 278 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 251 393 lekë.

Viti 2012

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën  994 346 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 220 020 lekë.

Viti 2013

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën  973 769 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 482 108 lekë.

Viti 2014

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 171 977 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes Ardita Bushati në Drejtorinë e Tatimeve Shkodër, në shumën 522 075 lekë.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 190 991 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes Ardita Bushati si sekretare në Prokurorinë Shkodër me kontratë 6 mujore në shumën 132 443 lekë.

Viti 2016

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 202 186 lekë.

Të ardhura për vitin 2016 të bashkëshortes Ardita Bushati, e punësuar në Prokurorinë e Shkodrës si sekretare në shumën 173 840 lekë. (Kontrata 6 mujore ka përfunduar).

Të ardhura për vitin 2016 të bashkëshortes Ardita Bushati, nga asistenca e papunësisë në shumën 33 491 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 290 376 lekë.

Viti 2017

Ap me qira në shumën 15 000 lekë në muaj.

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 528 797 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 292 244 lekë.

Viti 2018

Të ardhura nga paga si prokuror në Shkodër në shumën 1 224 465 lekë.

Overdraft në pamundësi për të përballuar shpenzimet mujore me rrogën në shumën 291 419 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga