web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhurata të dyshimta për bashkëshortin/ Vjehrra i “bën gropën” gjyqtares

11 Nëntor 2019, 15:22, Vetingu CNA

Kur flitet për gjyqtarë dhe prokurorë, paralelisht flitet dhe për korrupsion, për padrejtësi dhe për pasuri të dyshimtë.

Sigurisht që në sistemin e drejtësisë, ka gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë dhe me integritet, por fatkeqësisht janë një numër i vogël.

Janë të paktë njerëzit e sistemit të drejtësi që jetojnë vetëm me pagën apo që kanë patundshmëri vetëm shtëpinë ku jetojnë.

Në listën pasurore të 775 gjyqtarëve dhe prokurorëve që disponon CNA.al, vërehet se vetëm 20 % e tyre, në bazë të asaj çfarë deklarojnë meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë.

Jemi mësuar të shohim se janë subjektet deklaruese që marrin dhurata, por në rastin e gjyqtares së Beratit, Adelajda Gjuzi, është bashkëshorti i saj që deklaron dhurata.

Në deklaratën fillestare të vitit 2010, bashkëshorti ka deklruar se ka marrë dhuratë nga nëna e tij shumat 8 000 euro dhe 6 000 dollarë. Por nuk specifikon burimin e krijimit të këtyre parave.

Gjyqtarja deklaron se disponon vetëm një apartament që e ka blerë në 2014 me hua.

Megjithëse thotë se huanë prej 1 680 000 lekë hua e ka marrë pa afat dhe pa interes.

Apartamenti është me sipërfaqe 108.9 m2, në Farkë dhe ka kushtuar  8 680 000 lekë.

Të ardhurat gjyqtarja përveçse nga paga e saj i ka dhe puna e bashkëshorti, i cili në vite ka bërë edhe nga dy punë.

Më poshtë po sjellim pasurinë gjyqtares Adelajda Gjuzi.

Viti 2012 (Deklarata fillestare)

Të ardhura si kandidatë për masgjistrate në shumën 42 700 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, autoveturë Mercedez Benz me vlerë 1 000 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare nga paga si punonjës në kompaninë ?Dule?, dhe kthimit të një huaje në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare krijuar më të ardhura nga ?Jeta Zykaj?, në shumën 18 000 lekë në muaj, nga paga si punonjës në kompaninë ?Dule?, në shumën 25 000 lekë në muaj, plus 2 % të xhiros vjetore si dhe dhuratë nga mamaja, në shumat 8 000 euro dhe 6 000 dollarë. Vlera e depozitës është 3 461 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura si shitës tek ?Jeta Zykaj?, në shumën 690 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura nga puna në biznesin e babait në shumën 500 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura nga puna si magazinier në kompaninë ?Dule?, në shumën 600 000 lekë.

Viti 2012 (Deklarata vjetore)

Të ardhura si gjyqtare stazhiere në Tiranë në shumën 194 890 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 700 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 3 535 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura nga puna si magazinier në kompaninë ?Dule?, në shumën 25 000 lekë në muaj plus 2% e xhiros vjetore.

Viti 2013

Të ardhura si gjyqtare stazhiere në Tiranë në shumën 1 050 856  lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 737 481 63 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 3 761 200 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura nga puna si magazinier në kompaninë ?Dule?, në shumën 50 000 lekë.

Viti 2014

Kursime të subjektit deklarues në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura si stazhiere në Gjykatën e Tiranës, më pas nga Gjykata e Beratit dhe më vonë si ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë, në shumën 994 914 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, të ardhura nga puna si magazinier në kompaninë ?Dule?, në shumën 600 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 141 865 11 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumat 25786 34 lekë, 664 36 euro dhe 6037 01 dollarë

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 69 437 42 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, ka blerë ap me sip 108.9 m2, në Farkë me vlerë 8 680 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, kursime në shumën 100 000 lekë.

Viti 2015

Kursime të subjektit deklarues në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë në shumën 977 941 lekë.

Hua për blerjen e ap në shumën 1 680 000 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 142 711 50 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumat 15 792 25 lekë, 664 48 euro dhe 6052 90 dollarë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 16 273 29 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, kursime në shumën 100 000 lekë.

Viti 2016

Hua pa afat për blerje apartamenti, 1 680 000 lekë.

Pasuri në përdorim, i llojit garazh në Selitë,12 mijë euro.

Gjendje cash, 10 000 lekë.

Llogari rrjedhëse nga paga, 56 836 lekë.

Paga si ndihmësgjyqtare në Gjykatën e Lartë, 485 lekë.

Paga si gjyqtare, 447 582 lekë.

Të ardhura të përtuara nga Shkolla e Magjistraturës, 32 049 lekë.

Depozitë bankare, 143 340 lekë.

Depozitë bankare, 15 193 lekë.

Depozitë bankare, 280 127 lekë.

Kursime cash, në shumën 100 000 lekë.

Bashkëshorti, magazinier tek ?Dule?, shpk, në shumën 501 600 lekë.

Administrator i ?XHS Bioprodukt?, me qendër në Fier.

Blerje pajisje kondicionimi, 460 588 lekë.

Viti 2017

Shpenzime për mobilim në vlerën 210 000 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 50843 01 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Berat në shumën 1 067 353 lekë.

Të ardhura nga Shkolla e Magjistraturës nga pjesëmarrja në trajnime në shumën 14 745 lekë.

Bashkëshorti, magazinier tek ?Dule?, shpk, në shumën 501 600  lekë.

Hua pa afat për blerje apartamenti, 1 680 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 597 600 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 143 584 73 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumat 13 569 81 lekë, 636 58 euro dhe 6040 51 dollarë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 38 594 43 lekë.

Viti 2018

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues në shumën 31736 04 lekë.

Gjendje në llogarinë rrjedhëse të subjektit deklarues nga paga si pedagoge e jashtme në një universitet privat në shumën 60 453 56 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtare në Berat në shumën 1 069 366 lekë.

Të ardhura nga paga si pedagoge e jashtme në një universitet privat në shumën 61 272 lekë.

Bashkëshorti, magazinier tek ?Dule?, shpk, në shumën 501 600  lekë.

Hua pa afat për blerje apartamenti, 1 680 000 lekë. Detyrimi i pashlyer është 469 600 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 143 328 60 lekë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumat 11 395 89 lekë, 636 69 euro dhe 6041 03 dollarë.

Bashkëshorti Qamil Gjuzi, depozitë bankare në shumën 48 525 61 lekë./CNA.al





Lajmet e fundit nga