web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Investime miliona lekë në patundshmëri/ Prokurori i Apelit të Tiranës në luks

13 Nëntor 2019, 12:28, Vetingu CNA

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar pak kohë më parë projekt-aktin e vlerësimit, në kuadër të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Nezir Gjoka.

Ashtu si për subjektet e tjera edhe për këtë prokuror hetimi do të bëhet ne tre kritere, në atë të profesionalizmit, të pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Prokurori Gjoka nuk është i lakuar në aspektin profesional. Ai mbahet mend kryesisht për rastin ?Fullani?, ndërsa në aspektin e pasurisë, prokurori Gjoka, vetëm me të ardhura nga paga e tij dhe bashkëshortes deklaron  patundshmëri të konsiderueshme.

Në deklaratën fillestare në vitin 2003, ai deklaron një shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë, një automjet me vlerë 300 000 lekë si dhe një kredi me vlerë 27 000 dollarë.

Në vitin 2006 ai deklaron se ka blerë garazh me sipërfaqe 46 m2 me vlerë 920 000 lekë si dhe një  pronë tjetër, (deklarimi i palexueshëm), me vlerë 2 320 000 lekë.

Në shkurt të viti 2007 ai thotë se ka marrë një kredi prej 23 000 dollarësh. Me 16 500 dollarë prej tyre ka paguar shtëpinë. Po të njëjtin vit deklaron se ka blerë një apartament në vlerën 1 500 000 lekë si dhe ka shitur shtëpia në vlerën 2 000 000 lekë. Engimatike mbetet se ku është apartamenti që është blerë me kredinë në dollarë. Nuk e sqaron nëse bëhet fjalë prë kredinë e marrë në vitin 2003 apo ka marrë një tjetër kredi në 2007.

Sërish në vitin 2011 ai deklaron se ka marrë një kredi në shumën 30 000 euro, ndërsa kishte pa paguar nga kredia për blerje banese marrë në vitin 2003, shumën 9 000 dollarë.

Një vit më vonë ai ka ka blerë një pasuri me vlerë 6 000 000 lekë si dhe një truall me sipërfaqe 462 m2 në Xhafzotaj, mbi të cilën është ndërtuar një ndërtesë me sip 175 m2. Ai deklaron se këtë pasuri e ka blerë me bashkëshorten me anë të kredisë presj 30 000 euro dhe 2 000 000 lekë që i ka pasur gjendje në shtëpi.

Në vitin 2016 bashkëshortja e prokurorit ka blerë një autoveturë me vlerë 2 500 euro, ndërsa djali, ka blerë autoveturë me vlerë 5 000 000 euro.

Ndërsa, është duke shlyer një kredi prej 30 000 euro, ai deklaron, në vitin 2017, 5 000 euro kursime në emër të tij dhe 3 000 euro në emër të bashkëshortes me të ardhurat vetëm nga pagat e tyre.

Edhe në vitin 2018, kursimet janë pothuajse të njëjta dhe të ardhurat të njëjta.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga prokurori Nezir  Gjoka.

Viti 2003

Shtëpi banimi me vlerë 4 milion lekë.

Automjet me vlerë 300 000 lekë.

Paga si prokuror në shumën 894 000 lekë.

Paga e bashkëshortes si mësuese në shumën 180 000 lekë.

Kredi me vlerë 27 000 dollarë.

Viti 2004

Likuiditet në cash në shumën 350 000 lekë dhe 2 000 dollarë.

Paga si prokuror në shumën 1 233 866 lekë.

Paga e bashkëshortes në shumën 216 000 lekë.

Viti 2005

Gjendje cash në shumën 580 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 156 280 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, prana Z.K të pasurive të paluajtshme, Durrës, në shumën 281 000 lekë.

Viti 2006

Blerë garazh me sip 46 m2 me vlerë 920 000 lekë.

Blerë edhe një pronë tjetër, (deklarimi i palexueshëm), me vlerë 2 320 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 449 510 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, prana Z.K të pasurive të paluajtshme, Durrës, në shumën 175 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura vjetore nga paga në shumën 1 235 701 lekë.

Blerë ap në vlerën 1 500 000 lekë.

Shitur shtëpia në vlerën 2 000 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 235 701 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, prana Z.K të pasurive të paluajtshme, Durrës, në shumën 36 000 lekë.

Në shkurt të viti 2007 deklaron se ka marrë një kredi prej 23 000 dollarësh. Me 16 500 dollarë prej tyre ka paguar shtëpinë. 8 000 dollarë i ka shlyer nga kjo kredi.

Viti 2008

Shtuar kursimet e vitit të kaluar 2 000 000 lekë dhe  6500 dollarë me shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 235 701 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 500 000 lekë.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. Pa paguar shuma 29 000 dollarë.

Viti 2009

Kursime cash nga pagat në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 536 764 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 559 879 lekë.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. Pa paguar shuma 20 000 dollarë.

Viti 2010

Gjendje cash nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor në shumën 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 497 026 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 555 600 lekë.

Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor në shumën 400 000 lekë.

Të ardhura të basshkortes si pedagoge në universitetin e Durrësit, në shumën 50 000 lekë.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. Pa paguar shuma 16 000 dollarë.

Viti 2011

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 667 255 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 480 000 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 27 885 euro.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. Pa paguar shuma 9 000 dollarë.

Viti 2012

Ka blerë një pasuri me vlerë 6 000 000 lekë.

Truall me sip462 m2 në Xhafzotaj, mbi të cilën është ndërtuar një ndërtesë me sip 175 m2. Ai deklaron se këtë pasuri e ka blerë me bashkëshorten me anë të kredisë presj 30 000 euro dhe 2 000 000 lekë që i ka pasur gjendje në shtëpi.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 542 469 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 509 439 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 25 258 euro.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. Pa paguar 1 365 dollarë.

Viti 2013

Kursime në shumën 500 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 570 420 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 629 511 lekë.

Kredi për blerja banese marrë në vitin 2003 me afat dhjetë vite, kësti 700 dollarë. E ka shlyer.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 23 019 euro.

Viti 2014

Kursime në shtëpi, shuma 300 000 lekë.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 594 507 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 560 482 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 20 171 euro.

Viti 2015

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 572 480 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë QKR në shumën 678 000 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 17 355 euro.

Viti 2016

Gjendje cash në shtëpi me vlerë 3 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 581 120 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 14 084 87 euro.

Bashkëshortja ka blerë autoveturë me vlerë 2 500 euro.

Djali Reijon Gjoka ka blerë autoveturë me vlerë 5 000 000 euro.

Viti 2017

Kursime në shumën 5 000 euro.

Kursimet e bashkëshortes Dhurata Gjoka, në shumën 3 000 euro.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 586 535 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë ZVRPP, Durrës, nëë shumën 744 649 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 11 118 euro.

Viti 2018

Kursime në shumën  5 000 euro.

Bashkëshortja Dhurata Gjoka, disponon 4 900 euro, nga shitja e makinës.

Të ardhura nga paga si prokuror i Apelit, Tiranë në shumën 1 579 626 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortes, Dhurata Gjoka, pranë ZVRPP, Durrës, nëë shumën 71 000 lekë.

Kredi e marrë në vitin 2011 në shumën 30 000 euro. Shuma e pa shlyer është 7 956 euro./CNA.al





Lajmet e fundit nga