Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vënë në dyshim, nëse Shqipëria është ende Republikë Kushtetuese.
Sipas tij, në letra ashtu figurojmë por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.
?Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interest?, shkruan Manjani.
Postimi i plotë:
A jemi ende Republikë Kushtetuese?
Në letra ashtu figurojmë, por në praktikë vështirë të njihemi si Republikë Kushtetetuese.
Kushtetuta, ligji themelor suprem që garanton një shtet të organizuar në pushtete të ndara nga njëra anë dhe, individin që gëzon liritë dhe të drejtat e tij nga ana tjetër, është jashtë funksioni.
Republikën tonë e terezit pushteti monist i një njeriu të vetëm, bosit. Ai vizaton, zhgarravit, deklaron e flet përçart dhe të gjithë ata që paguhen nga shteti i shkojnë pas fijes.
Nga ana tjetër Republika jonë më shumë sesa Kushtetutën ka për ligj, deklaratat e ambasadorëve, të Palmerit, Hahn e të ndonjë tjetri sipas interesit. Kujtoj se me fjalën e shokut Palmer Republika jonë mbajti votime moniste dhe hodhi në kosh kryetarin e shtetit. Tjetër gjë që ODIHR e në vijim Komisioni i Venecias post factum, konfirmuan rënien e Republikës.
Pra kemi një Republikë e bosit që merr tarbietet e tij dhe, që qëndron në këmbë me makiazh diplomatik burokratësh gjithfarë.
Prova të dhunimit, shkeljes e deri edhe mohimit të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve ka çdo ditë. Dhunë ekstremisht joproporcionale të qeverisë ndaj qytetarëve ka çdo ditë.
Qartësisht kjo është Republike e pushtetarit dhe jo e qytetarit.
Prova që shteti nuk është i organizuar sipas pushteteve të ndara duket qartë sa herë mblidhet formalisht Parlamenti dhe sa herë që Prokuroria reagon pas deklaratave të Bosit.
Por nuk duhet të nxjerrim nga memoria provat që Republika jonë, jo vetëm nuk i ka pushtetet e ndara, por është edhe e pa organizuar sipas Kushtetutës.
Kujtoj se :
1. Parlamenti duhet të ketë 140 mandate përfaqësuese. Praktikisht ka vetëm 120.
2. Qeveria ka Kryeministër dhe Ministra. Në fakt ka Kryeministër dhe zëdhënës të tij. Edhe formalisht, kryeministri është dhe ministër i jashtëm.
3. Qeverisja vendore drejtohet nga organe të zgjedhura. Në fakt sundohet nga të emëruar të Bosit, disa syresh dhe kriminelë të hershëm.
4. Drejtësia e pavarur drejtohet nga Gjykata e Lartë. Në fakt nuk drejtohet më fare sepse Gjykata e Lartë është shkrirë.
5. Zbatimi i Kushtetutës, ai liritë themelore ashtu edhe mosmarrëveshjet ndërmjet pushteteve garantohen mga Gjykata Kushtetuese. Kjo e fundit përbëhet nga 9 gjyqtare. Në fakt mezi janë bërë 5 dhe si dihet fundit ende.
6. Prokuroria drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm. Në fakt drejtohet nga një e përveçme, e preferuar e pushtetit politik.
7. Korrupsioni luftohet nga SPAK. Në fakt SPAK është ende në letër.
8. Financat publike kontrollohen nga KLSH. Në fakt nuk kontrollohen më fare sepse nuk ka KLSH.
9. Populli ushtron sovranitetin edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë. Në fakt referendume nuk ka dhe tashmë edhe zgjedhjet nuk garantohen. Edhe KQZ është çyryk në anëtarësi…
Këto institucione parashikohen në Kushtetutë, por nuk janë në realitet. Nuk po guxojmë të flasim sa të mira, të drejta e funksionale janë. Jo!
Thjesht nuk janë fare, po fare fare siç i ka shkruar Kushtetuta.
A quhet dot Republikë Kushtetuese?!
Ah, po!
Fajin e ka Macron.
Të mos e harrojmë edhe këtë…/CNA.al
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka komentuar ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë prej orës 09:30 vijon intervi...
Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me “Jo-në” e Francës pë...
Ambasadorja franceze në Tiranë, ChristinaVasac ka shkuar në...
Ish kryeministri Sali Berisha thotë se në Shtetet e Bashkuar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon intervistat me ka...
Prokurorja Fatjona Memçaj, e cila është një ndër kandidatët ...
Fatjona Memçaj është një tjetër ndër tre kandidatët që garoj...
Në vitin 20019 oferta e presidentit ishte dorëheqja, por, ai...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë po zhvillon sot intervistat m...
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku është...
Anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Seiti ...
Nën kryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar raportin e Ba...
Këmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk ndikojnë p...
Ditën e djeshme, në orën 06:00 të mëngjesit, IKMT e mbështet...
“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nu...
Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banor...
Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emision...
“Nëse i ka lindur dëshira dikujt të jap një kontribut për PD...
Ish sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ri...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...